Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Korçë, rreth orës 12:17 pasi vinçi ka zënë poshtë një punëtor.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të agjensisë së autobusëve, por ende nuk dihen shkakqet që shkaktuan aksidentin fatal.
“Panorama” mëson se punëtori I aksidentuar është Elvis Josifi dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se është duke vijuar hetimet.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 03.01.2020, rreth orës 12:17, jemi njoftuar se në lagjen nr. 9, pranë stacionit të autobuzëve, në një objekt në ndërtim, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës, shtetasi E.J., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.