BallinaUncategorizedFOTOT/ “Truri” i luftës, si u bë i famshëm nga jeta në...

FOTOT/ “Truri” i luftës, si u bë i famshëm nga jeta në hije deri protagonist në disa këngë. Detajet e pathëna për njeriun e ‘fuqishëm’ që vrau SHBA

Pranë udhëheqësit Suprem të Iranit, Qasem Soleimani ishte pa dyshim personi më i fuqishëm në republikën islamike. Si kreu i ushtrisë së tij, që jashtë vendit njihet si Forca e Kudsit, Soleimani ishte “truri” i të gjitha aktiviteteve të Iranit në të gjithë Lindjen e Mesme dhe ministri i vërtetë i Jashtëm kur bëhej fjalë për çështje të luftës dhe paqes.

Ai u konsiderua gjerësisht një arkitekt i luftës së Presidentit sirian Bashar al-Asad kundër rebelëve në Siri, ngritjes së paramilitarëve pro-iranianë në Irak, luftës kundër grupit të Shtetit Islamik dhe shumë betejave të tjera.

Karizmatik dhe shpeshherë i pakapshëm, komandanti me flokë të thinjura adhurohej nga disa, por nuk durohej nga disa të tjerë, dhe ishte shpesh një burim i miteve dhe memeve në media sociale.

Ai ishte shfaqur vitet e fundit nga një jetë në hije që bënte duke drejtuar operacione të fshehta, për të arritur famën dhe popullaritetin në Iran, duke u bërë objekt i dokumentarëve, raporteve të lajmeve dhe madje edhe këngëve pop.

_110379537_hi058907106

Deri në vitin 2013, ish oficeri i CIA-së, John Maguire i tha The New Yorker se Soleimani ishte “personi i vetëm më i fuqishëm në Lindjen e Mesme”.

Fundi i tij ishte i egër dhe i papritur. Më 3 janar Pentagoni njoftoi se kishte kryer një operacion të suksesshëm duke e vrarë atë, nën urdhrin e presidentit amerikan Donald Trump.

Vrasja pasoi një përshkallëzim të tensioneve midis SH.B.A., Iranit dhe grupeve të mbështetur nga Irani në Irak.

Deklarata e Pentagonit thoshte: “Me urdhrin e presidentit, ushtria amerikane ka ndërmarrë një veprim vendimtar për të mbrojtur personelin amerikan jashtë vendit duke vrarë Qasem Soleimani”.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë dhe interesat tona kudo që janë në të gjithë botën”.

Sulmi i SHBA vjen një ditë pasi protestuesit sulmuan ambasadën amerikane në Bagdad, duke u përplasur me forcat amerikane në vendngjarje. Pentagoni tha që Gjeneral Soleimani aprovoi sulmet ndaj ambasadës._110377840_tv058907113

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular