BallinaAktualitetPoezi, flamurtarit Irfan Domnori, thirrje qeverisë ta shpëtojë nga burgu malazez

Poezi, flamurtarit Irfan Domnori, thirrje qeverisë ta shpëtojë nga burgu malazez

spot_img
spot_img

Shoqata “Foleja Kombëtare Shqiptare” i ka bërë thirrje, Kryeministrit Edi Rama dhe Zv.ministrit të Jashtëm Gent Cakaj të ndikojnë për lirimin nga burgu në Mal të Zi, të shqiptarit Irfan Domnori: “Ministrat e Jashtëm Gent Cakaj dhe Edi Rama( de fact e de jure) duhet të flasin me Drejtorin e Burgut të Shpuzës për datën e lirimit nga burgu të shtetasit Irfan Domnori”, thuhet në thirrjen e Folesë Kombëtare.

Irfan Domnori, anëtar i kësaj shoqate, është dënuar dy herë në Malin e Zi muajt e fundit për shkak se ka valëvitur atje flamurin shqiptar, ende pa dalë ligji për simbolet shqiptare. Për këtë akt megjithatë, në trevat shqiptare, i kanë kushtuar poezi.

Pasi u mësua se Domnori ndodhet në paraburgim në Mal të Zi, tashmë shoqata kërkon lirimin e flamurtarit. Në reagimin e Folesë Kombëtare thuhej se “pasi morëm lajmin e mirë, se mikut tonë atdhetar, Irfan Domnori nuk i ka ndodhur asgjë e keqe, morëm lajmin tjetër të keq, se atë e kanë dënuar me 10 ditë burg (27 dhjetor – 6 janar) në Republikën e Malit të Zi. Por këtu shtrohet ndonjë problem: Ai i mosnjoftimit të autoriteteve shqiptare nga autoritetet malazeze, për faktin se një shtetas shqiptar është arrestuar dhe futur në burg në Malin e Zi!

Ose tjetra, që Irfan Domnorit duhej t’i lejohej që t’i bënte një telefonatë avokatit të tij, për ta lajmëruar atë në lidhje me situatën e krijuar. Dhe më pas, avokati të lajmëronte edhe familjen e Irfanit, për ta qetësuar mbi mungesën e tij.

Për këtë arsye, i takon Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, që të thërrasë ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Tiranë dhe t’i kërkojë atij shpjegime të hollësishme në lidhje me këtë incident të papëlqyeshëm. Kjo është më e pakta që duhet të bëjnë autoritetet tona. Nëse ato ekzistojnë natyrisht!”.

Në vijim, poezia për Irfan Domnorin nga av. Xhabir Zejnuni.

IRFANIT

Sipër Krajës lindi dilli,
tuj dal shpijet gjindja nisi,
të tan bashk n’fest me shkue,
me njeni-tjetrin fort me gzue.

Fort i lumtun kje dhe Irfani,
fustanell, kmish e qeleshe,
menjiher ai seç i veshi,
dhe ma shum u hijeshue.

Fluturim drejt Krajës u nis,
festën e Kshtejave me e kalue,
tuj valvit Flamurin kuq e zi,
me shok e miq ai me festue.

Edhe festës i erdh fundi,
drejt Shkodrës u nis me u kthye,
përmallimi gjoksin tuj ja përvlue,
për atdhen e coptuem.

Por i ligu fort ish idhnue,
njiket “turp” s’mujt me e durue,
qi i “hueji” tan Karadakìnë,
plot me “marre” jua kish “mulue”.
Menjiher ja pren rrugën,
dy polic karadakas tuj ju hakrrue,
si guxon ti mor allbanac,
tokën ton me na e poshtnue.

Flak për flak ju gjegj trimi,
kush ju bani kët tok tujen,
hiqmuni sysh more karadakas,
se as ju vet s’dini kah jeni.

Mylle gojën mor zog allbanci,
mos guxo prap me na idhnue,
sepse herën tjetër muzika,
fort me ty ka me “ndryshue”.

Dhe nji gjob qe tuk e ke,
nji treqindshe me na e pague,
plus 30 dit mos me guxue,
n’Karadakì ti kam me vue.

Mos u ngutni mor karadakas,
mue ju tuj m’kërcnue,
se për Flamurin kuq e zi,
pasunin teme baj shkrum e hi.

Manje mend ça ju thot Irfani,
herët a von mor karadakas,
ajo tok qi me dhun na e grabitët,
nanës Shqipni ka me ju kthye.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular