BallinaPolitikeVrasja e gjeneralit iranian, PD në krah të Trump: Vendimi në mbrojtje...

Vrasja e gjeneralit iranian, PD në krah të Trump: Vendimi në mbrojtje të demokracisë dhe paqes

Partia Demokratike rreshtohet në krah të SHBA-ve, për vrasjen e udhëheqësit të forcës elitë “Quds” të Iranit gjatë një sulmi ajror në Irak nga forcat amerikane.

gjeneral

PD thotë se vendimi i Trump për këtë akt ishte në mbrojtje të paqes dhe demokracisë ndërkohë shprehet se jo vetëm tani në opozitë por dhe kur të vijë në qeveri, PD do të jetë gjithmonë krahë SHBA-së sidomos në luftën kundër terrorizmit.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike mbështet angazhimin e SHBA në luftë kundër terrorit. Vendimi i presidentit Trump për goditjen e njërit prej arkitektëve dhe drejtuesve të aktiviteteve terroriste është nje akt i fortë lidershipi dhe mbrojtje e vlerave demokratike e të paqes. Partia Demokratike, në çdo kohë, qëndron në krah të SHBA,sot në opozitë duke u solidarizuar tërësisht dhe nesër në qeverisjen e vendit me angazhim total e akitv në përmbushje tē detyrimeve e kontributeve në mbështetje të plotë të Koalicionit Global kundër Terrorit, tē udhëhequr nga SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular