BallinaAktualitetPse Britania e “bëri njërin sy qorr” për bosin shqiptar të drogës?...

Pse Britania e “bëri njërin sy qorr” për bosin shqiptar të drogës? ‘Daily Mail’ shkruan për vrasjen e vëllait të modeles, nga jeta luksoze tek krimi si në filma

Kur kanë kaluar rreth dy javë nga vrasja e shqiptarit Flamur Beqiri në Angli, prestigjiozja Daily Mail thotë se mbi këtë ngjarje janë disa pyetje që ngrihen dhe duan përgjigje.

Në një shkrim të gjatë, media britanike bën renditjen e fakteve kohë pas kohe, për të dalë në titullin: “A e ka bërë njërin sy qorr Britania lidhur me gangsterin shqiptar?

Vrasja e tij ditën e Krishtlindjeve shkruan “Daily Mail” u krye me një efikasitet të pamëshirshëm, si në një nga filmat e Hollivudit në Hollandë.

22971816-7850597-image-a-12_1578102929021

Flamur Beqiri, 36-vjeçar ishte duke u kthyer nga shëtitja me gruan dhe djalin e ri në shtëpinë e tyre 1.8 milion paundeshë në një nga rrugët ku jetojnë shumë të pasur në Battersea, në jug-perëndim të Londrës, rreth orës 9 të mëngjesit në prag të Krishtlindjes kur një person i vetëm doli në heshtje si nga “hija” dhe e qëlloi për vdekje, katër plumba në trup dhe një final, në kokë.

Beqiri mbeti në një pellg gjaku ndërsa gruaja e tij, Debora Krasniqi, ulëriti për ndihmë. Megjithë përpjekjet e një infermiere që jetonte afër dhe mjekëve nuk kishte mbetur më asgjë për të bërë për të. Ai kishte vdekur.

Emigranti me origjinë shqiptare doli më pas se ishte prej më shumë se një dekadë një nga më të kërkuarit në Suedi, vendi ku ai u rrit, mes pretendimeve se ai ishte koka e një bande ndërkombëtare droge që trafikonte kanabis.

22971854-7850597-image-m-18_1578103006485

Kishte jetuar në arrati për gati dy vjet, por përfundimisht ishte kapur nga policia suedeze. Pas një kohe të shkurtër në paraburgim dhe një triku të çuditshëm ligjor, ai u lirua nga akuzat për drogë, por u dënua për akuza më të lehta, iu dha një dënim me kusht dhe një gjobë si dhe u la i lirë.

Sipas burimeve të burgut të cituara këtë javë në shtypin Suedez, Beqiri dhe bashkëpunëtorët e tij menjëherë rifilluan tregtinë e tyre kriminale fitimprurëse. Sidoqoftë, ata u përballën në luftë me grupet rivale që kërkuan të kontrollojnë rrugët e kokainës dhe kanabisit nga Maroku, përmes Spanjës, në qytetin e Beqirit, në Malmo.

22971822-7850597-image-a-13_1578102936577

Ndërsa tensionet mes bandave rriteshin, një nga miqtë e tij u vra. Por në atë kohë Beqiri ishte në Mbretërinë e Bashkuar, pasi kishte blerë shtëpi në Londër në vitin 2015 pasi kishte marrë dy kërcënime me vdekje.

Njëra nga dy motrat e tij doli te ishte Misse Beqiri, modele e veshjeve te brendshme, kishte influence ne mediat sociale, ishte e martuar me portierin e Manchester United, Anders Lindegaard në vitin 2014, dhe dy vjet më vonë ajo luajti në një serial televiziv.

22971818-7850597-image-a-11_1578102920261

Ishte bere ajo shkak qe Flamuri te njihte gruan e tij te ardhshme Debora, një zeshkane e cila është e apasionuar pas publikimit të fotove në Instagram nga pushimet ekzotike, makinave luksoze dhe udhëtimeve për shopping nga disajner te njohur.

Dasma e tyre, në tetor 2018, ishte jashtëzakonisht luksoze në Liqenin e Como në Itali. Veshja e nuses ishte magjepsëse, të ftuarve iu dhanë cigare kubane me emrin e çiftit. Vlerësohet të ketë kushtuar më shumë se 1 milion.

Por pas kësaj fasade magjepsëse kishte pikëpyetje pa përgjigje që u sollën në fokus pas vrasjes në prag të Krishtlindjes.

Pse Ministria e Brendshme e ka lejuar këtë të dënuar kriminel, me lidhje të njohura për trafik droge dhe krim të organizuar, të transferohet në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse shtetasit suedez, si shtetas të BE-së, lejohen të punojnë këtu pa vizë? Si menduan autoritetet që ai kishte krijuar paratë për të financuar stilin e jetës së tij dhe t’i lejonte të blinte një pronë luksoze? Pse u lejua ai dhe bashkëpunëtorët e tij të krijonin një sërë biznesesh të errëta në Mbretërinë e Bashkuar, përmes të cilave kanë lëvizur shuma të mëdha parash? Në kërkimin e përgjigjeve, duhet të kthehemi në mesin e viteve 2000, kur Beqiri, i njohur për miqtë si Aleks, jetonte në Malmo”

22971820-7850597-image-a-16_1578102960989

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular