Duke u përshëndetur me familjarët e tyre, mbi 3000 ushtarë amerikanë janë nisur drejt Lindjes së Mesme.
Sipas ekspertëve, situata mund të përshkallëzojë në një luftë, ku fati i së cilës vështirë se mund të parashikohet.
Nga bazat amerikane në rajon, ushtarët janë nisur për të mbërritur në Kuvajt, ku do i bashkohen 750 ushtarëve të tjerë që ndodhen tashmë aty.
Eliminimi i Qassem Soleimani, ‘strategu’ i ushtrisë iraniane, ka tensionuar situatën deri në atë nivel sa shumë ekspertë nuk e përjashtojnë mundësinë e një lufte.
Në këtë situatë të tensionuar, Irani kërcënon me përgjigje të ashpër, ndërkohë që SHBA shprehet po kaq e gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim.