BallinaBota"Gati për luftë"/SHBA dërgon 3000 ushtarë amerikanë në Lindjen e Mesme

“Gati për luftë”/SHBA dërgon 3000 ushtarë amerikanë në Lindjen e Mesme

Duke u përshëndetur me familjarët e tyre, mbi 3000 ushtarë amerikanë janë nisur drejt Lindjes së Mesme.

Sipas ekspertëve, situata mund të përshkallëzojë në një luftë, ku fati i së cilës vështirë se mund të parashikohet.

Nga bazat amerikane në rajon, ushtarët janë nisur për të mbërritur në Kuvajt, ku do i bashkohen 750 ushtarëve të tjerë që ndodhen tashmë aty.

Eliminimi i Qassem Soleimani, ‘strategu’ i ushtrisë iraniane, ka tensionuar situatën deri në atë nivel sa shumë ekspertë nuk e përjashtojnë mundësinë e një lufte.

Në këtë situatë të tensionuar, Irani kërcënon me përgjigje të ashpër, ndërkohë që SHBA shprehet po kaq e gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular