Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Luz të Fushë-Krujës ku një i mitur ka goditur me thikë vëllain. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për 16-vjeçarin me inicialet O.O.
Pak pas krimit, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë të miturin. Ai akuzohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur më mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës. ndërkohë, nuk dihen detaje nga sherri mes dy vëllezërve, si dhe gjendja e të plagosurit. Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë.