Zbardhen detaje të reja nga dhunimi i një të moshuari dhe më pas grabitja e tij.
Policia ka deklaruar Hiqmet Ramadani, 87 vjeç është grabitur gjatë mbrëmjes së djeshme.
Kanë qenë dy persona të maskuar që janë futur në shtëpinë e Ramadanit dhe e kanë dhunuar, duke e lidhur me litar.
Më pas kanë grabitur dhe 12 milionë lekë.
Zona ku ka ndodhur grabitja
Policia e Memaliajt/ Informacion paraprak
Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Memaliaj, dy persona ende të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.