BallinaAktualitetTrefishohen çmimet, banorët e prekur nga tërmeti të pashpresë për shtëpi

Trefishohen çmimet, banorët e prekur nga tërmeti të pashpresë për shtëpi

Banorët e prekur nga tërmeti janë ende në panik për gjetjen e  banesave pasi çmimet janë trefishuar. Edhe janë në ditët e fundit të qëndrimit në hotele pasi afati që ishte më datë 3 janar është shtyrë, e kanë të pamundur të gjejnë shtëpi me qera.

Paniku dhe ankthi janë shtuar pasi sa më shumë ditë të kalojnë situata vështirësohet edhe më keq. Banorët janë shprehur se çdo ditë kontrollojnë për të gjetur shtëpi por është e vështirë kjo për shkak se gjysma e banesave në Laç janë dëmtuar ndërkaq edhe çmimet janë 3-fishuar.

Autoritetet kanë vendosur t’u japin edhe disa ditë kohë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit për të gjetur banesa me qira por ata skanë më shpresë. Në Laç dhe Kurbin 2 zona që janë prekur nga tërmeti, çmimi i banesave që më herët ka qenë 80 mijë lekë tani është bërë 200 mijë lekë (të vjetra).

Kujtojmë që bonusi që është vendosur t’u jepet banorëve është qesharak dhe që nuk përballon shpenzimet e një jetese normale. Bashkia e Krujës do t’u paguajë vetëm 30 mijë lekë për person.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular