BallinaAktualitetVrau vajzën, dhëndrin dhe veten/ Miku i shqiptarit tregon arsyet e krimit...

Vrau vajzën, dhëndrin dhe veten/ Miku i shqiptarit tregon arsyet e krimit makabër

Në 31 dhjetor Osman Shaptafaj, 55 vjeç qëlloi për vdekje vajzën e tij Linditën, dhëndrin Vetonin dhe më pas veten, një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Në media u tha se autori i krimit nuk mund të pranonte largimin e të bijës pasi ajo po fillonte një jetë të re.

Por mesa duket arsyeja ka qenë tjetër.

Miku i ‘babait monstër’, Naim Flamuri në një komunikim për emisionin “Shqipëria Live” tregoi se autori donte të hakmerrej ndaj gruas pas divorcit.

“Kam 25 vjet që e njoh autorin e krimit. Na ka tronditur kjo ngjarje. Lindita kishte 15 vjet që nuk jetonte me babain sepse prindërit iu divorcuan. Osmani kishte 7 vite i izoluar, kisha kohë që nuk dëgjoja për të. Kur e takova Linditën ajo dridhej dhe më tha ‘Nuk e di, nuk kemi dëgjuar për të’. Ai nuk ishte kujtuar për fëmijët më parë, por kohët e fundit kishte kërcënuar nënën e Linditës duke i thënë ‘Do të të lëndoj ku dhemb më shumë’. Kush e mendonte se ai do vriste vajzën”, u shpreh Flamuri.

Miku i Shaptafajt, tregoi se vite më parë 55-vjeçarit i kishin vrarë motrën dhe që prej asaj kohe ishte tjetërsuar si njeri. Osmani ishte një shpirt i trazuar. Atë e solli motra e madhe në Australi në fillim të viteve ’90. Edhe në atë kohë ndodhi një krim shumë i shëmtuar, motrën e madhe të Osmanit e vranë me gjakftohtësi për një çështje banale. Dhe nga ai moment, ai kurrë nuk ishte më Osmani që unë njihja. Ai donte hakmarrje, jetonte vetëm për ditën e hakmarrjes. Vrasësi i motrës së Osmanit mori dënimin me burg. Më pas Osmani u divorcua, u trondit, u tjetërsua, la familjen, la fëmijët. Ai jetonte në periferi, ka patur ndikime narkotike që ia thelluan më tepër errësirën”, tregoi Naim Flamuri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular