BallinaAktualitetKosovë: Arrestohet një grua që reagoi ndaj vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani

Kosovë: Arrestohet një grua që reagoi ndaj vrasjes së gjeneralit iranian Soleimani

Policia tha shkurt se drejtoria kundër terrorizimit në bashkëpunim me prokurorinë e posaçme të Kosovës, ka kryer bastisje dhe e dyshuara është intervistuar para se t’i caktohej masa e ndalimit prej 48 orësh. Por ajo nuk dha më shumë hollësi dhe as e bëri të ditur identitetin e saj.

Mediet lokale thanë se e arrestuara është Ikballe Berisha – Huduti, drejtoreshë e Institutit Kërkimor Ndërkombëtar ‘Naim Frashëri’ në Prishtinë.

Pas vrasjes së gjeneralit iranian ajo kishte shkruar në rrjetet sociale se “njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak krimineli, ata janë te vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelët ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21”, kishte shkruar ajo në rrjetin facebook.

Më pas ajo e kishte fshirë postimin e saj dhe kishte paralajmëruar padi ndaj medieve që e kishin cituar atë.

Operacioni amerikan për vrasjen e gjeneralit iranian ishte mbështetur nga autoritetet në Kosovë.

Presidenti Hashim Thaçi shprehu mbështetjen për “veprimet amerikane ndaj veprimtarive të Iranit në Lindjen e Mesme që kanë shkaktuar terror, paqëndrueshmëri dhe shqetësim global. Qëndrojmë së bashku në mbrojtjen e vlerave tona dhe mënyrës sinë të jetesës në kërkim të paqes e sigurisë”, shkroi ai.

Hashim Thaçi

@HashimThaciRKS

I strongly support reaction against Iran’s activities in the Middle East that have caused terror, instability and global concern. We stand together in protecting our values and our way of life and in search of peace and security.

148 people are talking about this

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, tha se “Kosova qëndron e palëkundur në përkrahje të Shteteve të Bashkuara në të drejtën për vetëmbrojtje. Veprimet e fundit vetëmbrojtëse ndaj gjeneral Soleiman-it janë mbrojtje, jo vetëm për ShBA-të por për lirinë dhe demokracinë gjithandej. Ne dënojmë ashpër sulmet e Iranit dhe çdo shteti që kërkon të shkatërroj paqen në Irak dhe vendet tjera. Në këto tensione Irani dhe përkrahësit e këtij shteti duhet të ndërmarrin hapat e domosdoshëm që te mos eskalojnë situatën. Kosova qëndron pranë Amerikës dhe do ta shtojë përkrahjen ndaj Koalicionit Global të udhëhequr nga ShBA-të’ shkroi ai në rrjetet sociale.

Udhëheqësi i forcave Kuds të Iranit, Qasem Soleimani, u vra në një sulm amerikan me dron. Shtetet e Bashkuara e fajësonin atë për vrasjen e trupave amerikane në Irak dhe për planifikim sulmesh të reja.

Qassem Soleimani, 1 tetor 2019 (foto nga "AFP PHOTO / HO / KHAMENEI.IR")

LEXONI EDHE KËTË

Qassem Soleimani; Kush ishte komandanti i Forcave Quds?

Vrasja e tij shkaktoi protesta dhe reagime të ashpra në Iran dhe Irak ndërsa udhëheqësit iranian dhe mbështetësit e tyre kanë bërë thirrje për hakmarrje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular