Fabrizio Bucci është ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Ai do të zëvendësojë Alberto Cutillo i cili ishte ambasadori i fundit italian në Shqipëri.
Lajmin e bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë në faqen e tyre zyrtare në Facebook si dhe ambasada italiane në Shqipëri.
Bucci ka dhënë dhe një mesazh para mbërritjes në Shqipëri ku ka thënë se e presin muaj të tëra me angazhime dhe aktivitete në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
‘Menjëherë në punë për Sistemin Italian në Shqipëri, na presin muaj me aktivitete dhe angazhime të shumta për të forcuar marrëdhëniet midis dy Vendesh që kanë qenë gjithmonë të veçantë për njëri-tjetrin.’- thotë Fabrizio Bucci.