BallinaAktualitetKonflikti SHBA-Iran/ Basha: Liria dhe demokracia e vërtetë ka një çmim të...

Konflikti SHBA-Iran/ Basha: Liria dhe demokracia e vërtetë ka një çmim të lartë. PD dhe opozita e bashkuar përkrah Amerikën

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ndërsa ka komentuar konfliktin mes SHBA dhe Iranit, theksoi se opozita e bashkuar përkrahin Amerikën.

Në një deklaratë për mediat, para takimit me aleatët, Batha u shpreh se liria dhe demokracia ka një çmim të lartë.

 

BAsha=konferenca-Salianji (5)

Një pyetje për tensionin SHBA-Iran. Sa e rrezikuar është Shqipëria?

Lulzim Basha: Liria dhe demokracia e vërtetë ka një çmim të lartë. Në kuptimin e brendshëm, shqiptarët po e kuptojnë, e kanë kuptuar tashmë, se pa luftuar për demokracinë ditë për ditë, ajo rrezikon të zhduket nën peshën e një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar. Po kështu, liria ka një çmim të lartë ndërkombëtarisht dhe unë jam krenar që si ministër i jashtëm, kam rreshtuar Shqipërinë krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO-s, dhe besoj fort se kjo aleancë vlerash, mbi të gjitha është një aleancë e lirisë, dinjitetit njerëzor. Ndaj dua të shpreh edhe njëherë në emrin tim, në emër të PD dhe të në emër të opozitës së bashkuar, qëndrimin tonë të qartë, që e kemi bërë të ditur prej orës së parë të zhvillimit të ngjarjeve, përkrah SHBA, përkrah vlerave të lirisë dhe demokracisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular