Mediat kosovare paraprijnë se nesër mund të finalizohet përfundimisht një marrëveshje për koalicionin qeverisës.
Sipas skenarit që ato kanë ngritur duket se LVV do t’i japë LDK-së dhe një ministri tjetër si ajo e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë ku si emër për këtë ministri gjatë ofertës publike të dy ditëve më parë Rozeta Hajdarin. Gjithsesi Kurtit i mbetet post i kryeministrit, i kryetarit të Kuvendit që është Glauk Konjufca si dhe katër ministry kurse LDK merr 6 ministri dhe Presidentin.
Sipas të gjitha gjasave, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur pajtueshmëri për të bashkëqeverisur.
LDK do t’i ketë 6 ministri:
Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës
Ministria e Brendshme, e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal
Ministria e Arsimit dhe Kulturës
Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit
Ministria e Mbrojtjes
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:
Ministria e Drejtësisë
Ministria e Financave dhe Transfereve
Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë
Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit
LDK-ja do ta ketë të drejtën për ta propozuar kandidatin për Presidentin e Kosovës, i cili do të përkrahet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!
Glauk Konjufca do të mbetet Kryetar i Parlamentit.
Vjosa Osmani do të mund të zgjidhet Ministre e Punëve të Jashtme ose Zëvendëskryeministre e parë.
/Klan Kosova