BallinaKryesore"Ndërkombëtarët të lodhur me Ramën"/Basha: Shqipëria vend i rrezikshëm për të investuar

“Ndërkombëtarët të lodhur me Ramën”/Basha: Shqipëria vend i rrezikshëm për të investuar

spot_img
spot_img

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar sot raportin e agjencisë ndërkombëtare Fitch për investimet e huaja në gjithë vendet  e botës.

Sipas kreut të PD-së, Shqipëria është një vend i rrezikshëm për të investuar dhe se komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e qeverisë aktuale.

Basha thotë se për të zgjidhur këtë krizë duhet një politikë serioze dhe e mirëstudiuar pasi Shqipëria i ka njerëzit e duhur.

Në raportin e Fitch, theksohen dëmtimet më të dukshme në Shqipëri, “Protesta, rritje të tensioneve mes partive politike, bojkoti i opozitës ndaj zgjedhjeve lokale të 30 qershorit”

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular