BallinaKronike"Nuk ndihem mirë...."/Lamtumira e fundit për efektivin e policisë rrugore, sëmundja që...

“Nuk ndihem mirë….”/Lamtumira e fundit për efektivin e policisë rrugore, sëmundja që e mori brenda 12 orëve

spot_img
spot_img

Iu dha lamtumira ditën e djeshme efektivit të policisë rrugore, Maringlen Mestani, i cili humbi jetën ditën e djeshme në spital, pas një meningiti akut, që i mori jetën brenda 12 orësh.

Mestani, 27 vjeç, nga Erseka, kishte 6 vite që punonte si efektiv policie. Ai la pas prindërit e tij si edhe motrën, pasi ishte djalë i vetëm.

Mariglenit iu dha lamtumira ditën e djeshme në Ersekë, në vendlindjen e tij, ku banojnë edhe prindërit, ndërkohë që vetë jetonte në zonën e Astirit në shtëpinë e të afërmve të tij.

Tre ditë më parë mësohet se Maringleni kishte marrë leje në punë, pasi nuk ndihej mirë.

Gjatë mëngjesit ai ka pasur temperaturë të lartë dhe të afërmit e kanë dërguar me urgjencë në spital, pasi gjendja e tij po përkeqësohej.

Pas shumë orësh luftë me jetën, Marigleni ndërroi jetë në orët e mbrëmjes

Në ceremoninë e lamtumirës në Ersekë ishin drejtues të Policisë Rrugore të Tiranës dhe 40 kolegë të të riut që u shua në moshë të re.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular