BallinaKronikeFOTO/Ky është snajperi që ekzekutoi ish-pronarin e televizionit në Rrëshen. Karakteristikat e...

FOTO/Ky është snajperi që ekzekutoi ish-pronarin e televizionit në Rrëshen. Karakteristikat e armës me precizion të lartë

Ky është snajperi që u përdor në ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit në qendër të Rrëshenit më 7 janar. Arma e krimit ishte hedhur në tokë nga autori pas vrasjes së 47-vjeçarit.

snajperi-kastriot-reci1

Burimet policore kanë thënë për tv Klan, se snajperi u gjet në pjesën e pasme të pallatit ku vrasësi ishte strehuar për të kryer ekzekutimin.

Nga grupi hetimor mësohet se janë fshirë numrat e serisë së armës, çka e vështirëson punën për të gjurmuar origjinën e këtij snajperi. Sikurse shihet në foto, arma është e pajisur edhe me silenciator dhe dylbi. Në fakt është një pushkë e çmontueshme e përbërë nga dy pjesë.

Snajperi është i një kalibri të lartë, dhe sipas ekspertëve kriminalistë, qitësi ka qenë profesionist. Kjo për shkak edhe të pozicionit dhe distancës së largët nga objektivi, rreth 150 metra në vijë ajrore. Sipas hetuesve, ky lloj snajperi ka saktësi në qitje në një distancë mbi 200 metra dhe goditja konsiderohet vdekjeprurëse.

Për të ekzekutuar 47-vjeçarin Kastriot Reçi, vrasësi ishte fshehur në një banesë në katin e fundit të një pallati. Qitja u krye nga dritarja e banjës së apartamentit.

Një hapësirë e vogël, por e mjaftueshme, mes murit dhe dritares, i ofronte snajperistit fushëpamjen e plotë të qendrës së Rrëshenit, pikërisht aty ku po kalonte 47-vjeçari Reçi për të shkuar në lokal. Goditja ka qenë precize dhe e saktë. Kastriot Reçi u qëllua me një plumb në zemër dhe mbeti i vrarë menjëherë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular