BallinaAktualitetShqipëria shënjestër e Iranit? Gjenerali amerikan: Fatkeqësisht po, duhet të jeni vigjilent

Shqipëria shënjestër e Iranit? Gjenerali amerikan: Fatkeqësisht po, duhet të jeni vigjilent

spot_img
spot_img

Shqipëria nuk përjashtohet nga hakmarrja e Iranit për vdekjen e gjeneralit Qasem Soleimani.

Çdo mik i SHBA, për fat të keq konsiderohet si një shënjestër e Iranit. Gjenerali amerikan Michael Barbero, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente.

I pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë , Barbero deklaroi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

Pyetje: Mund të jetë Shqipëria shënjestër për Iranin në të ardhmen?

Michael Barbero: Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

Gjenerali Barbero tha se NATO do të reagojë ndaj çdo sulmi që mund ti bëhet ndonjë vendi anëtar.

Michael Barbero:  Ka ardhur momenti që partnerët aleatë të qëndrojnë të fortë dhe nuk duhet të vazhdojnë të kërkojnë falje për vrasjen e Soleimanit por është momenti të thonë nëse janë kundër terrorizmit apo jo. Nuk mendoj se ka një konflikt global në horizont. NATO duhet të intensifikojë mbështetjen e operacioneve në Irak.  NATO është një aleancë që vazhdon të jetë e rëndësishme dhe vepron në mënyrë të përshtatshme. Mendoj që NATO do të reagojë  ndaj  çfarëdo lloj sulmi do ti bëhet ndonjë prej shteteve anëtarë të saj.” 

Arkitekt të destabilitetit në Lindjen e Mesme e cilësoi Barbero gjeneralin iranian Qasem Soleiman. Vendimi për vrasjen e Soleimanit sipas tij ishte edhe më i rëndësishëm se ai për ekzekutimin e Osama bin Laden.

“Sulmi për të vrarë Qasem Soleimani ishte mjaft i rëndësishëm. Më i rëndësishëm se vrasja e Osama bin Laden apo Abu bakr al-Baghdadi. Ai ishte arkitekti i çfarëdo lloj paqëndrueshmërie. 700 ushtarë amerikanë kanë vdekur nga këto armë që janë rezultat i drejtimit të Qasem Soleimani. Vrasja e tij ishte tërësisht e justifikuar dhe ne do ti përballojmë vetë pasojat” 

Kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare edhe politika i kalon ndasitë e saj. Ministri Pandeli Majko dhe ish-ministri Fatmir Mediu thanë se problemet e Lindjes së Mesme po trokasin edhe në derën e Shqipërisë ndaj bashkëpunimi është i rëndësishëm.

Qëndrimet janë dhënë në takimin e zhvilluar në Tiranë me temë samiti i fundit i NATO-s të iniciuar nga Fatmir Mediu dhe Qendra për Sigurinë në Evropën Juglindore

Gjeneral Amerikan Michael Barbero, i cili ka qenë bashkëpunëtor i afërt me Gjeneralin Petraues ish-komandanti i trupave në Irak si dhe ish Drejtor i CIA, po ashtu dhe me Gjeneralin Jim Jones, ish komandant I NATO dhe ish keshilltar për sigurine në SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular