55-vjeçarja: Më tha dil jashtë, më mbylli dhe derën
“Historia ime”në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e 55-vjeçares, Evanthi Papa. Ajo ka rritur e vetme dhe pas asnjë ndihmë vajzën e saj sepse 3 muaj pas martesës është ndarë nga bashkëshorti.
Në studio, Evanthia ka treguar se ish-bashkëshorti i saj nuk pranonte që të bënte celebrimin me të dhe shkak për këtë ishte edhe kunata e saj. Ai e përzuri nga shtëpia, edhe pse ajo ishte shtatzënë.
Pa asnjë rrugëzgjidhje dhe e braktisur nga burri dhe familja e tij, Evanthia kthehet tek familja e saj që i hapën sërish dyert e shtëpisë, edhe pse vetëm para 3 muajsh e kishin nxjerrë prej saj, të veshur me vello.
Evanthi: Jam martuar në moshë shumë të pjekur.
Mirela Milori: U martove në moshën 29-vjeçare. Ishte një martesë me dashuri apo me mblesëri?
Evanthi: Ishte martesë me mblesëri. Me atë që patën prindërit më nxorrën me vello, dola nga dera e familjes. Tre muaj martuar erdhi kontradita e celebrimit.
Mirela Milori: Ishe vetëm vetëm me ish- bashkëshortin tënd apo edhe me vjehrrin, vjehrrën, njerëzit e tij?
Evanthi: Kisha kunatin, vjehrrën aty.
Mirela Milori: Ishte vjehrra me ish-kunatin me të shoqen ?
Evanthi: Po!
Mirela Milori: Mbas 3 muajsh thua filluan problemet, të çfarë natyre?
Evanthi: I thashë vjehrrës kam 3 muaj që jam nuse, si ka mundësi që tani ky nuk e merr guximin të bëj celebrimin. Shkoni tha ajo. Shumë e mirë vjehrra. Prindi s’ia do asnjëherë të keqen fëmijës. Këtë e besoj shpirtërisht se jemi prindër.
Mirela Milori: Por nuk u bë? Ti ndërkohë ishe shtatzënë?
Evanthi: Po! Më lind një brejtje, një padrejtësi në shpirt. Dhe më thotë çupa e kunatit, hajde të vemi bashkë ta tregoj unë se ku është posta policore.
Mirela Milori: Pra nuk e njihje Divjakën, nuk dije ku të drejtoheshe dhe doje të bëje celebrimin?
Evanthi: Po! I them kam 3 muaj martuar dhe nuk kam sesi të kthehem vetë i dytë pa faj, tek prindërit, tek familja. Vjen aty dhe thotë: Unë nuk bëj celebrim.
Mirela Milori: Po pse?
Evanthi: Dëgjoi kunatën, se ajo tha unë kur kam lindur djalin kam bërë celbrimin. Moj i thashë unë: Është jeta ime kjo me burrin tim, ti ke pjesën tënde me burrin tënd.
Mirela Milori: Pra ti nuk bëre celebrim?
Evanthi: Kjo erdhi mosmarrëveshja me burrin.
Mirela Milori: Ti vendose të ndahesh, të shkosh tek shtëpia e prindërve?
Evanthi: Po ku të vija!
Mirela Milori: Po ai nuk të tha të qëndroje, qoftë edhe pa celebrim?
Evanthi: Jo, jo tha dil jashtë. Kam ndenjur rreth hardhive atë natë. E ndjeva veten ngushtë. Dil dhe dil jashtë, ma mbylli dhe derën. Pa folur, pa grindur, vetëm mosmarrëveshje celebrimi. /tvklan.al