BallinaAktualitetPas kanionit të Holtës i sulen perlave të Grabovës, po shkatërrohen perlat...

Pas kanionit të Holtës i sulen perlave të Grabovës, po shkatërrohen perlat natyrore në Gramsh

Nga Kodhel Çala

Pasi mbaruan pune me kanionin e Holtes tani se shpejti do fillojne me shkaterrimin e bukurive te tjera natyrore, radhen e kane ato te Lenies pikerisht perlat e Graboves Siper.

Bashkia Gramsh ka miratuar ndertimin e HEC-ve mbi keto bukuri te rralla te natyres.

Kryetari i emeruar i Bashkise Gramsh genjeu gramshiotet para fushates duke thene  “se HEC-ci  mbi kanionin e Holtes nuk do ndertohet , do anullohet kete genjeshter  e tha bashke me ministrat e tij genjeshtare”.   Sot ky HEC  ka perfunduar. Pra ishte mashtrimi i radhes sa per te mbaruar pune me fushaten. Por puna eshte se si do genjeje tani per HEC-in ne Grabove Siper.Bashkia e ka miratuar tashme ndertimin e tij ashtu siç do miratoje me radhe nje nga nje edhe ndertimin e HEC-ve te tjeret qe jane planifikuar te ndertohen mbi te tjera bukuri natyrore te Gramshit , siç jane ata mbi lumin e Kukurit , mbi Tomorricen etj.

Te nderuar Gramshiote duhet te zgjohemi , duhet te reagojme madje fort per te mbrojtur keto pasuri qe zoti na i ka faluar por qe qeveria dhe bashkia ne bashkepunim midis tyre po na i marrin. Ndryshe ne shume shpejt nuk do mundemi dot me te shikojme apo te shijojme mrekulline e gurgullines se ujrave te kristalte te burimeve tona. Ato do  te futen neper tuba e do te perdoren per pasurimin e disa  njerezve te lidhur me pushtetin.

Mire qeveria se u mor vesh qe nuk do tja dije fare per kete popull e per kete rreth , po ky i emeruari i bashkise qe eshte dhe gramshiot e flet shpesh per keto bukuri , kete nga e çon mushka.

Zoterinj pushtetare perse gjithnje se prapthi ju per kete Gramsh e per keta gramshiote , si nuk u kujtokeni njehere per te bere nje gje qe tu sherbeje ketyre njerezve , i doni e i perdorni keta njerez vetem per ate te shkrete vote e qe gramshiotet gjithnje ju a kane dhene.

Çfare presin gramshiotet e çfar beni ju.

Gramshiotet presin qe tu çoni rrugen ne keto perla natyrore e per ta kthyer Gramshin ne nje vend te fuqishem turistik. Te çoni rrugen te moçalet e Graboves ku natyra te mahnit me bukurin e saj , te çoni rrugen te liqeni i zi , te liqeni i Dushkut  , te çoni rrugen te ujevara e Sotires qe keni tre vjet qe e keni shpallur ne 100 fshatrat prioritare po qe mbeti vetem ne leter si shume premtime te tjera. Ndersa ju jo vetem qe nuk ju shkon mendja  fare per keto pune por doni edhe ti rrembeni  keto pasuri.

Te nderuar gramshiote per ne dy mundesi kane mbetur, ose te ngrihemi e te reagojme me dinjitet per ti treguar vendin ketyre te babeziturve , ose te ulim koken e tu neneshtrohemi paudhesive te tyre.

Une jam per te paren.

Autori eshte Kryetari i degës së Partisë Demokratike Dega Gramsh

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular