BallinaBota“Dorëzohet” Irani, pranon se shkaktoi tragjedinë me avionin ukrainas

“Dorëzohet” Irani, pranon se shkaktoi tragjedinë me avionin ukrainas

spot_img
spot_img

Ushtria iraniane pranoi të shtunën në mëngjes se kishte rrëzuar “jo qëllimisht” avionin ukrainas, incident nga i cili humbën jetën të 176 njerëzit në bord.
Pohimi erdhi pasi Kanadaja dhe zyrtarë të SHBA thanë se avioni u rrëzua nga një raketë iraniane, ndoshta gabimisht.

Avioni, i cili sapo ishte nisur nga Teherani për në Kiev, u rrëzua të mërkurën, në kohën që Irani ishte në gatishmëri për një përgjigje ushtarake nga SHBA, disa orë pasi kishte hedhur raketa ndaj objektivave amerikane në Irak.

Në një deklaratë, Irani tha se pasi ishte ngritur nga aeroporti Imam Khomeini, forcat e armatosura iraniane e morën avionin e udhëtarëve për një mjet fluturues armik ndërkohë që ai ishte shumë afër një instalimi ushtarak, për shkak të lartësisë në të cilën fluturonte dhe formës së tij.

Për disa ditë rresht Irani mohonte që avioni Boeing 737-800 të ishte rrëzuar nga një raketë dhe thoshte se mund të duhej një ose dy muaj për të nxjerrë informacione nga regjistruesit e të dhënave të zërit dhe fluturimit.

 

Shtetet e Bashkuara i dorëzuan Presidentit të Ukrainës Volodymir Zelenskiy të dhëna të rëndësishme për rrëzimin përpara një telefonate me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo të premten.

Në mediat sociale, shumë iranianë shpreheshin me zemërim që aeroplanit iu lejua të ngrihej në ato momente tensioni. Disa shprehnin shqetësim për imazhet që qarkulluan në Twitter dhe ku dukej se vendi i rrëzimit ishte pastruar nga buldozerët.

Një zyrtar amerikan, duke përmendur të dhënat satelitore, tha se Uashingtoni kishte konkluduar me një shkallë të lartë sigurie se avioni u rrëzua gabimisht nga raketa antiajrore.

Satelitët ushtarakë amerikanë kanë aftësinë të zbulojnë emetimet infra të kuqe të shkaktuara nga nxehtësia.

Para se të pranonte se avioni ishte rrëzuar nga goditja me raketë, Teherani ngulte këmbë, duke thënë se njoftime të tilla ishin “luftë psikologjike kundër Iranit”./VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular