BallinaAktualitetEmri/Shoqata "2 Prilli" zgjedh kryetarin e ri. Kush është intelektuali i plagosuri...

Emri/Shoqata “2 Prilli” zgjedh kryetarin e ri. Kush është intelektuali i plagosuri nga komunistët në Shkodër

Sot u mblodh kryesia dhe anëtarësia e Shoqates Mbarëkombëtare Antikomuniste “2 Prilli 1991”. Në rendin e ditës ishte zgjedhje e kryetarit dhe unanimisht u vendos që z.Harris Murana të zgjidhet kryetar i kësaj shoqate.

Zgjedhja e z.Murana në krye të kësaj shoqate është i studiuar mësë miri nga ata që tashmë i kanë dhënë drejtimin e kësaj shoqate për të çuar para atë që antikomunistët vecanerisht shkodrane, kërkojnë në këto kohë të vështira.

Zgjedhja e Harris Murana ishte më idealja, jo vetëm për faktin sepse ai është një nga të plagosurit e 2 Prillit të zi, kur komunistët vranë mes Shkodrës antikomuniste, por dhe se z.Murana është dhe një personalitet që i persenifikon më së miri cilësitë e nje personi që e meriton djhe do të mundësojë drejtimin dinjitoz të Shoqatës. Harris Murana, është dekoruar me medaljen e trimërisë nga ish Presidenti i Sali Berisha dhe me medaljen e Shqiponjes se Artë nga ish-presidenti Bujar Nishani.

Zoti Murana ka mbajtur detyrat e nëndrejtorit të shkollws sw mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”  drejtorit në Ministrinw e Shëndetësisë. Ka mbarur tre fakultete, Ekonomik, Juridik dhe Gjuhët e Huaja si dhe ka qenë pedagog i gjuhëve të huaja përkthyes i coelho (brida ) dhe baldacit (vetem e verteta).

Siç e pranon dhe kreu i deges së PD, Shkodër Xhevdet Amulli. kjo shoqatë është partnere të Partisë Demokratike.
“Në këtë takim morën pjesë familjarë të dëshmorëve të demokracisë, persona që me 2 Prill 1991 mbetën të plagosur e shumë të tjerë të cilët me 2 Prill 1991 morën guximin të ngrihen kundër bishës së egër komuniste. Klika e “rinovuar” komuniste që sot drejton e udhëheq ,në atë kohë urdhëronte arrestimet e vrasjet e shkodranëve të pafajshëm në atë që njihet ndryshe si “masakra e fundit komuniste”.

Sipas kreut te degës së PD, Shkodër: – Sot,më shumë se kurrë e kemi detyrë që të bashkohemi edhe një herë si në ato vite për ti dhënë fund një herë e mirë këtij regjimi që po mundohet të ri-instalohet nëpërmjet vjedhjes së votës së lirë, grabitjen e vendit,shkatërrimit të ekonomisë së hapur e së fundi heqjen e lirisë së fjalës”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular