BallinaEkonomiFurnizimi me ushqim? Shqipëria më e rrezikuara në Ballkan, ja sa perqind...

Furnizimi me ushqim? Shqipëria më e rrezikuara në Ballkan, ja sa perqind e popullatës nuk do ketë….

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, përmes një postimi në facebook, teksa ka shpërndarë një hartë të Programit Botëror të Ushqimit, thotë se Shqipëria është e rrezikuar nga pamjaftueshmëria e ushqimit. Ai theksons e sipas këtij studimi, deri në 2050, 48% e Shqipërisë rrezikohet që të mos ketë ushqim për të jetuar. ”Hadley thotë se deri në vitin 2050 nëse nuk ndërhyjmë me programe dhe masa të forta parandaluese, 48% e popullatës në Shqipëri do të rrezikohet nga pamjaftueshmeria e ushqimit si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, që do të thellohen edhe më shumë. Hadley, rendit thatesiren ekstreme, permbytjet dhe shfaqjen e sëmundjeve të panjohura më parë te bimet dhe kafshët te ne, si shkaqe të pakësimit të prodhimeve ushqimore dhe uljes së prodhimit bujqësor”,-shkruan Panariti.

Postimi i plotë

Shiheni me kujdes kete harte te pergatitur nga Programi Boteror i Ushqimit dhe qendra shkencore Hadley. Qendra Hadley, eshte Instituti kerkimor me prestigjioz Boteror i vendosur ne Britani, që merret me pasojat e ndryshimeve klimatike ne ekonomite dhe popullatën e vendeve. Po cfare thotë Hadley, per Shqipërine?. Hadley na paralajmëron se ne jemi vendi me i ekspozuar dhe i rrezikuar ne Ballkan nga pamjaftueshmeria e prodhimeve ushqimore per popullatën tone, si rrjedhojë e ndryshimeve të klimes sot dhe per vitet ne vijim!

Hadley thote se deri ne vitin 2050 nese nuk nderhyjme me programe dhe masa te forta parandaluese, 48% e popullatës në Shqipëri, do te rrezikohet nga pamjaftueshmeria e ushqimit si rrjedhojë e ndryshimeve klimatike, që do te thellohen edhe me shumë. Hadley, rendit thatesiren ekstreme, permbytjet dhe shfaqjen e semundjeve te panjohura me pare te bimet dhe kafshet te ne, si shkaqe të pakesimit të prodhimeve ushqimore dhe uljes se prodhimit bujqësor.

A po e tepron Hadley me keto parashikime? Aspak! Sepse sa per permbytjet dhe thatesiren, ato fermeret i kane pare dhe perjetuar vetë me pare . Sipas Hadley-it, ende nuk kemi “pare gje akoma”. Pervec thatesires dhe permbytjeve, jane dhjetëra semundje te reja, te panjohura me pare, kryesisht me prejardhje nga Afrika qe po prekin dhe do të prekin blegtorinë dhe prodhimin bimor te ne, si rrjedhojë e ndryshimeve të klimes. Per te cilat mjerisht as nuk ka dhe as nuk parashikohen fonde per kerkim shkencor, zbulim dhe parandalim të tyre. Nese nuk veprojmë, parashikimi do te na zere perfund.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular