Nga Shpëtim AXHAMI.
Kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit.
Janar 1946, Shqipëria republikë.
Aty ku filloj kalvari i vuatjeve dhe izolimit për shqiptarët.
Per fatin e keq të shqiptarëve dhe të kombit shqiptarë, me 11 Janar 1946, në mënyrë joligjore dhe kushtetuese, por nën diktatin e dhunës komuniste, u kalua nga sistemi mbretëri demokratike, kushtetuese, parlamentare e trashigueshme në sistemin republike popullore. (Diktature proletariati)
U kalua nga një shtet ligjor pro perendimor, i lirë me rend demokratik ku çdo shtetas jetonte dhe lëvizte i lirë, në një shtet totalitar, të izoluar ku vetë shteti dënon dhe vret shtetasit e vet në emer të popullit dhe partisë.
Çeshja kombëtare u tradhëtua, kjo sidomos me Kosovën, u anashkalua çeshtjen çame dhe u lanë jashtë kufijve shumë troje të tjera shqiptare.
Liria dhe të drejtat e individit u zëvendësuam me luftë klasash e perkthyer kjo në pushkatime, burgosje, internime për të gjithë ata që e patën kurajon dhe guximin për ta kundershtuar politikisht diktaturen komuniste, si fatkeqësi kombëtare.
U mohua dhe shkatërrua prona private deri në nivele sa popollit i mungonin gjerat elementare jetike.
U shkaterruan kisha e xhami. Turp të i mohosh kujtdo të drejtën e besimit.
Mbi të gjitha u shkaterrua morali njerëzor i të qenit shqiptar, ku humbi shpresa dhe krenaria kombetare.
Por si për të mos mjaftuar kjo edhe pas viteve ‘ 90 sistemi republike parlamentare nuk dha produktivitetin e duhur në Shqipëri.
Anarki e gjithanshme totale,mungese stabiliteti ekonomik dhe politik në vazhdimësi, deri në akuza për shkelje dhe kapje të rendit kushtetutes.
Kryetar shteti ku nuk dihet ku i fillojnë dhe ku i mbarojnë të drejtat, kur nuk merret vesh kur ka të drejtë dhe kur jo.
Gjatë këtyre viteve si republikë, me parlament…nuk u zgjidh e drejta e pronës, pronaret ngelen dyerve të gjykatave.
Drejtësi e korruptuar dhe e kapur nga politika dhe mafia.
Krim, drogë dhe korrupsion.
Themelet e demokracisë, vota dhe fjala e lirë, të drejtat e njeriut, mbeten të brishta dhe të cungura si në asnjë vend tjetër europian.
Niveli ekonomik, arsimi dhe shëndetësia, në nivelet më të ulta të krahasuara këto në rajon dhe më gjërë.
Kurrë nuk u bë integrimi si duhet i shtresës së persekutuar dhe të përndjekur, kjo as moralisht e as materialisht .
Nuk u bë dekomunistizimi i shoqerise dhe asnjëherë nuk u kërkua falje publike për krimet e diktatures komunizmit dhe të sigurimit të shtetit.
Pozite – Opozite dhe më vone Opozite- Pozite kane lozur si kanë dashur, vetëm për interesa elektorale dhe përfituese të tyre, kjo e favorizuara nga forma e regjimit, me kryetar shteti politik.
Vjen një moment, ku pas 30 vjet pluralizëm, të gjendemi përpara një shteti ku kriza pjell krizë dhe nē thelb të çdo krize nê shumicën e rasteve qëndrojnë pazaret e pista politike.
Keto dhe shumë padrejtësi të tjera, kurrë nuk do të ndodhnin në një sistem mbretëror, kjo e provuar në Shqiperi me Mbretin Zogu I gjate viteve 1928-1939 dhe vazhdon të provohet nē shume shtete më të zhvilluar të europës perendimore edhe sot.
Prandaj 11 Janari 1946 ishte fillimi i nje kalvari vuatjesh për shqiptarët dhe për kombin shqiptarë.
Legalistët dhe shume te tjere jo legaliste jane te bindur se vetem kthimi i sistemit të mbretërisë është shpresë e bërjes sē kombit nën motën e Mbreti Zog I
ATDHEU MBI TE GJITHA.