Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka paralajmëruar emra të tjerë kryebashkiakësh të inkriminuar apo të dënuar më par. Ai ka thënë nga Peshkopia se bëhet fjalë për dy kryebashkiakë në Dibër por PD është ende në proces të mbledhjeve të fakteve.
Deri tani janë katër kryebashkiakë të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit që janë denoncuar nga PD. Valdrin Pjetri të Shkodrës dhe Agim Kajmaku të Vorës iu hoq mandati. Kurse Mark Babanit i Vaut të Dejës dhe Qerim Ismailajt i Mallakastrës vijojnë detyrën.
Nga ana tjetër, Bardhi tha se objektivi politik i PD mbetet ai i vitit të kaluar, zgjedhje të parakohëshme lokale e parlamentare me qeveri teknike. Ai i bëri apel edhe prokurorisë së Dibrës të hapë dosjen 184, për të nxjerrë para ligjit krimet zgjedhore në këtë bashki.
Sekretari i PD Gazmend Bardhi tha gjithashtu se PD mbështet ngritjen e SPAK, ndërsa kërkoi që dy nga prokurorët të largohen nga ky institucion në mënyrë që t’i japin atij besueshmërinë e funksionimit.