BallinaAktualitetServilizmi ndaj Erdoganit/ Si u kap në gënjeshtër Sandër Lleshi

Servilizmi ndaj Erdoganit/ Si u kap në gënjeshtër Sandër Lleshi

Ministrit të brendëshëm Sandër Lleshaj nuk i mbetet veçse të gënjejë, për vendimet e paligjshme që mer shefi i tij. Kështu ka ka bërë edhe të premten në mbrëmje kur është përballur me skandlin e deportimit të paligjshëm të mësuesit gylenist, babait të katër fëmijëve, Harun Çelik.

I pyetur në emisionin “Kapital” të gazetarit Aleksandër Furxhi mbi ligjshmërinë e këtij dëbimi, Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se dëbimi i Çelik ishte amplifikuar nga media, që sipas tij kishte publikuara shumë fakte të pasakta dhe inekzistente.

Ministri shtoi se shtetasi turk nuk kishte bërë kërkesë për azil me shkrim dhe për këtë shkak, dëbimi i tij nga Policia e Shtetit ishte i ligjshëm.  “Ne nuk kemi asnjë dokument, të paktën kaq sa unë jam informuar, nga Polica e Shtetit, nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që qytetari turk ka aplikuar apo ka kërkuar azil,” tha Lleshaj.

“Kërkesat për azil nuk janë verbale, kërkesat për azil janë të shkruara dhe unë nuk di që të ketë patur një dokument të tillë,” shtoi.

Por agjensia BIRN që është marrë në mënyrë të thelluar me këtë skandal ka parë ligjin nga i cili rrezulton se ministri Lleshaj nuk ka thënë të vërtetën.

“Ndryshe nga sa pretendon ministri Lleshaj se kërkesa për azil duket të paraqitet me shkrim, ligji 121/2014 “Për azilin” shprehet qartë se kërkesa për azil mund të bëhet në çdo lloj forme në vendin tonë.

“Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe përpara autoriteteve kompetente në pikat e kalimit kufitar apo brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, i cili kërkon mbrojtje ndërkombëtare, sipas konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit shqiptar,” thuhet në Nenin 3 të ligjit.

Dhe është e mjaftë të rishikohet edhe njëherë videoja e deportimit të tij që qarkulloi në të gjitha mediat ku fjalët Azil Azil dëgjohen qartë.

Edhe avokati i tij pohon se Çelik e kishte hedhur këtë hap, prandaj alibia që ka thënë publikisht ministri Lleshaj, se ai nuk ka gjetur dokument me shkrim për kërkesë azili, është një manipulim sepse mësuesi gylenist mund ta ketë bërë kërkesën në një nga format e tjera që parashikon ligji shqiptar.

Natyrisht Sandër lleshaj e di këtë gjë, por ai detyrohet të mashtrojë sepse vendimi për deportim është një akt ekstra ligjor që është vendosur sipër tij, nga marëdhënia okulte Rama Erdogan.

Në maj 2018, një një intervistë me Ilva Taren në Ora News, Rama i pyetur për rrjetin FETO e ka quajtur atë një organizëm që tentoi përmbysjen e një pushteti të zgjedhur, me rrugën e dhunës dhe të armëve. Ai e quajti atë “një rrjet i rrezikshëm” dhe shtoi se shteti shqiptar i mban ata në vëzhgim.

Ndonëse vetë Fetullah Gyleni i ka mohuar me këmbëngulje aludimet për implikimin e njerëzve të tij në grushtin e shtetit, ku mbetën të vdekur 250 qytetarë dhe ndonëse të njëjtin qëndrim e ka mbajtur deri më tani edhe SHBA dhe BE, të cilët nuk i kanë quajtur të besueshme përfundimet e një regjimi aspak demokratik si ai që mbretëron në Ankara, Rama është rreshtuar përkrah Erdoganit.

Pikërisht ky kurs i ndryshëm nga të gjitha vendet perendimore ka përcaktuar edhe vendimin e deportimit të mësuesit Harun Çelik. Ai nuk ka pyetur as për konventat ndërkombëtare që ka nënshkruar Shqipëria (për të mos dorëzuar një njeri në një vend që mund ti rrezikohet jeta ose të keqtrajtohet) dhe as për vetë ligjin e këtij vendi. Dhe pikërisht për këtë Sandër Lleshajt si mbetej veç të gënjente të premten në Kapital. Lapsi.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular