BallinaKryesoreNjë nga 3 kryebashkiakët e Qarkut Lezhë në sitën e PD

Një nga 3 kryebashkiakët e Qarkut Lezhë në sitën e PD

Një nga tre kryebashkiakët e Qarkut Lezhë është në verifikim nga Partia Demokratike pasi dyshohet së është subjekt i ligjit të dekriminalizmit.

Nga Lezha, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi nuk zbuloi emra por tha se ka informacione se një prej drejtuesve vendorë ka probleme me ligjin.

Gazmend Bardhi: “Në momentin që vërtetohet që ka probleme me ligjin e dekriminalizimit faktet do të bëhen publike. Dua të konfirmoj që një nga kryebashkiakët e qarkut të Lezhës është në proces verifikimi nga departamenti përkatës i PD-së.”

Tre drejtuesit vendorë të këtij qarku janë: Pjerin Ndreu, Majlinda Cara dhe Ndrec Deda.

Bardhi u ndal edhe tek situata e rënduar e kriminalitetit në vend që siç u shpreh ai vijon prej vitesh ndërsa hodhi akuza për lidhje të politikës me krimin.

Deklaratat Gazmend Bardhi i bëri gjatë një takimi me strukturat e Partisë Demokratike në Lezhë në kuadër të aksionit opozitar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular