BallinaOP EDPolitikan apo opinionist!?

Politikan apo opinionist!?

spot_img
spot_img

Nga Qamil Gjyrezi

Nuk ka marrëveshtje të fshehtë Basha-Rama! Nuk e ka fajin sistemi zgjedhor! Në këto 30 vite kam dëgjuar dhe lexuar shumë teori “konspirative”, të disa personazheve që i kanë dalë për zot, profesionit ose “pasionit” të opinionistit.

Opinionistët në vend që të interesohen për fatet e demokracisë dhe krizën ekonomike totale në vend, krijojnë “alibira” për marrvëshje të fshehta dhe akuzojnë gjoja sistemin zgjedhor. Ky model opinionistësh me qëllim, barazon Edi Ramën me rekorde kriminale me Luzlim Bashën që kërkon të sjelli mirqënje dhe stabilitet ekonomik dhe politik në Shqipëri. Opinionet e këtyre gazetarve kanë ndikuar shpesh negativisht në zhvillimet tona demokratike, ekonomike dhe shoqërore .

Ndonjëri prej tyre ka “shitur” edhe “informacionin” dhe bisedat e bëra me të huajt, për të shitur gazetën! Ndonjëri prej tyre u fut edhe në politikë me opinionet dhe nuk i doli keq?! Opinionistët në politikë kanë fituar para dhe pushtet për vehten dhe rrethin e tyre! Sot ndonjëri prej tyre lot edhe rolin e “gentëllmenit”, sikur nuk ka nevojë për politikë, por e ka hallin tek demokracia, parlamentarizmi, sistemi zgjedhor dhe marrëveshjet e fshehta. Në fakt halli më i madh i tyre janë “bizneset e tyre” dhe “klanit të tyre” dhe gjejnë formë për t’i mbrojtur nëpërmjet medias! -Opinionistët “milioner dhe Z. Lulzim Basha!
Një mike e imja duke parë një natë T.V., po thonte se një pjesë e këtyre opinionistëve janë bërë milioner, duke krijuar “lloj-lloj” imazhesh të gabuara për realitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri! Disa prej tyre sot, duke patur edhe mbështetje të kahershme nga Ish-komiteti qëndror, ish-sigurimi i shtetit dhe falë “lojës djallëzore” të intelektit të tyre, bëjnë sikur po i’u vjen keq për demokracinw, listat dhe sistemin zgjedhor dhe përpiqen të krijojnë idenë e një marrëveshtje të fshehtë Rama-Basha!

Kryetari i P.D., Lulzim Basha komentoi debatet e ditëve të fundit për çështjen e sistemit zgjedhor: “Cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi”. Sipas Bashës, “alibia se fajin e ka sistemi, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës që të gjithë jemi njësoj”. Edi Rama promovoi në politikë ish-deputetë me rekorde kriminale. Edi Rama po përpiqet aktualisht të ruajë me të gjitha mjetet pushtetin e tij personal, kurse Luzim Basha po punon për rivendosjen e demokracisë dhe mirëqënje dhe rritjen ekonomike. Lulzim Basha deklaroi gjithashtu se: “Nëse nuk luftojmë çdo ditë për lirinë dhe demokracinë, ato rrezikojnë të zhduken”.

“Prova” e një marrëveshjeje të fshehtë Basha –Rama”, sipas Andi Bushatit. -Ndryshimi e sistemit me lista të mbyllura. (Kjo nuk është provë. Reforma elektorale është në proces dhe nuk ka asgjë përfundimtare për ceshtjen e listave. Fajin nuk e ka sistemi por politika e lidhur me krimin)!? -50 mijë nënshkrime/ nisma që sfidon njëkohësisht dhe Ramën dhe Bashën. (Edhe ky pretendim është i pa bazë. Sistemin e ndryshojnë partitë politike, Basha do t’i drejtohet qytetarëve. Apo duhet dëgjuar edhe opozita “fallco lojë” e Edi Ramës në parlament, për listat e hapura)?! – Në thelb, ata po përsërisin të njëjtën marëveshje që bënë Berisha dhe Rama në prill të 2008-ës. (Nuk ka asnjë ngjashmëri reforma elektorale aktuale me vitin 2008)! -Kjo lloj gjithpushtetshmërie, po i lejon Ramës të grabisë, bashkë me oligarkët, përmes koncesioneve që voton me delet e tij në kuvend. (Lulzim Basha dhe opozita dogjën mandatet për herë të parë në historinë e parlamentarizmit, për të rrëzuar “gjithpushtetshmërinë” e Edi Ramës)! – Ai që fiton zgjedhjet i ka në dorë të gjitha, pa fre dhe pa kontroll, po kërkojnë të instalojnë për dekadën e ardhshme, Basha dhe Rama, duke refuzuar ndryshimin formulës për për zgjedhjen e deputetëve. (Lista e ish-deputetëve të P.D.-së 2017-2019, ka qenë lista më cilësore politike, për të ardhmen e P.D.-së dhe vendit, në krahasim me listat me rekorde kriminale të Ramës)! – Asnjë mëtonjës pushteti, nuk do ta shpërfillte kaq mendjelehtësisht krijimin e konsensusit rreth vetes ndërkohë që prej gjashtë vitesh luan teatrin e Republikës së re dhe të dëgjimit të zërit të qytetarit. (“Republika e vjetër” e Edi Ramës dhe e “opinionistëve” nuk ka asgjë të përbashkët, me idenë e fundit të tranzicionit të Lulzim Bashës për një “Republikë të Re”)! etj. Titull provokativ dhe provat nuk janë prova.

Titulli i opinionit tingëlloi provokativ dhe provat e imagjinuara nuk janë prova. Sejcili ka të drejtë të mbështesi dhe të akuzojë cdo qeveri, por tentativa për ta futur në një “thes” Edi Ramën me Lulzim Bashën është dashakeqe! Për mendimin tim, janë dy botë të ndryshme politike. Edi Rama përfaqëson fundin me turp të tranzicionit 30 vjecar. Kurse Lulzim Basha përfaqëson fillimin e një kapitulli të ri për të gjithë neve! Lulzim Basha ka një staf shumë serioz mediatik-politik dhe nuk i var shpresat tek asnjëri opinionist që nuk përfaqësojnë modelin e tij, të ardhmen politike të shqiptarëve!

Modeli i opinionistit dhe politikanit Politikani dhe opinionisti ndryshojnë në thelb, janë dy profesione dhe misione të ndryshme. Ka shumë modele në Shqipëri , që janë kundër Edi Ramës. Edi Rama i ka lënë opinionet qëkur u bë Kryetarë bashkie. Rama shkruan sot në Twitter, por është në politikë, biles gadi 25-26 vjet. Edi Rama është kryeministri mi keq, që mbas pavarësisë 1912, dhe ka “mbijetuar” me anë të blerjes së zgjedhjeve dhe po e mban pushtetin me forma autoritare. Opinionistët me “hamendsime dashakeqe” , nuk e kanë hallin tek demokracia në Shqipëri, por tek intersat e tyre, të klanit të tyre, të kaluemes së tyre! Andi Bushati është tipik i këtij modeli opinionistësh.

Bushati observon, sulmon, mbrohet mirë si “skuth”, por nuk merr pjesë në politikë, mbasi nuk është prezantuar në politikë, as majtas as djathtas! Edi Rama nuk “ja var” klanit të Bushatit! Ka “lojën” tjetër kund, me një grup tjetër në Shqipëri! Prandaj e “sulmojnë” gjoja në media, për qëllime personale! Lulzim Basha është “model politik” , që nuk ka të bëjë as me Edi Ramën dhe as me Andi Bushatin.

Nuk ka asnjë arësye të kenë marrëveshtje Edi Rama që bashkëpunon dhe mbron interesat e oligarkëve dhe interesat e Serbisë me Lulzim Bashën, që është “sfiduesi” për postin e Kryeministrit të vendit. Lulzim Basha ka bërë marrëveshtje vetëm me shqiptarët dhe jo me opinionistët. Lulzim Basha nuk ka qenë as opinionist, as gazetar por i ka dalë për “Zot” vetëm opozitës, politikës dhe shqiptarve.

“Marrëveshtja” e vetme në mes Ramës dhe Bashës është se Lulzim Basha kërkon nga qeveria “Rama 2”: -Largimin e Edi Ramës , zgjedhje të lira dhe të ndershme, lokale dhe parlamentare. -Plotësimin e 10 kushteve të Bundestagut, demokracia, ligji, hetimi i zgjedhjeve 2017-2019! -Shtet kushtetues dhe gjykata të sakta, pa kryeministër Edi Ramën. -Parlament funksionus dhe ndarje pushtetesh. -Shqiptarët pjesë e B.E.-s dhe jo e Serbisë së madhe! -Ekonomi të zhvilluar dhe jo mbëeshtetje drogës dhe oligarkëve. Ky model opinionistësh del me përfundime të gabuara për politikën, kur i merr idetë në tavolinat duke pirë kafe me Mero Bazen dhe opinionistët të cilët kanë jetuar dhe përfituar shumë nga media, pavarësisht se kanë dashur të futen edhe në politikë! Nuk është mirë për një analist që i thotë vehtes profesionist, të imagjinosh idera të tilla pa argument dhe prova?!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular