BallinaKronike"Si u fsheh përdhunimi", skandali me policët e Durrësit/Zbardhet dosja e Prokurorisë:...

“Si u fsheh përdhunimi”, skandali me policët e Durrësit/Zbardhet dosja e Prokurorisë: Efektivi e njihte autorin

spot_img
spot_img

Shtatëmbëdhjetë efektivë të Policisë dhe IMT-së janë arrestuar dy ditë më parë nga Policia e Durrësit si pasojë e shpërdorimit të detyrës.

Ata akuzohen për lejimin e ndërtimeve pa leje dhe shkelje akoma më të rënda, si mosarrestimin e një personi të akuzuar për përdhunim. Në këtë rast, sipas dosjes së Prokurorisë të zbardhur nga gazeta “Panorama”, efektivi i Policisë ka pasur dijeni dhe ka ushtruar kontroll në banesën e personit të shpallur në kërkim për përdhunim, por nuk ka kryer veprime për arrestimin e tij.

Bëhet fjalë për specialistin e krimeve, nënkomisarin Ermand Petova, i cili në datën 9 nëntor 2019 ka referuar material hetimor për një person me emrin Sami H., i cili akuzohej nga një vajzë me iniciale V.J, se kishte kryer me forcë dhe pa dëshirën e saj marrëdhënie seksuale në makinën e tij. Pas disa veprimeve hetimore, Prokuroria ka nisur hetime dhe ka ngarkuar oficerin Petova të Policisë Durrës, të ndjekë rastin konkret, me qëllim arrestimin e këtij personi të akuzuar si përdhunues.

“Më datë 05.11.2019, nga ana e specialistit të krimeve, nënkomisarit E., janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S., i datëlindjes 25.09.1987, banues në fshatin R., Durrës, me arsim 8 klasë, i papunë, sepse më datë 03.11.2019, ka bërë kallëzim shtetasja V., se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull, gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale ‘Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura’. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019 me kartelë ngjyrë ‘rozë’, pasi akuzohet për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’. Specialisti i krimeve, E., ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese te banesa e shtetasit S., dhe nuk e ka gjetur në banesë. Nga bisedat telefonike me personin në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për të shoqëruar dhe kryer veprimet procedurale.

Më pas, nën drejtimin e prokurorit u kërkua që të kryhen veprime procedurale për të provuar faktin, por për shkak të njohjes dhe marrëdhënies së OPGJ, E., dhe të dyshuarit S., nuk pati rezultat për provuar veprën penale. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi i Policisë P.”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Durrësit.

HETIMET PËR SHPËRDORIM DETYRE 

Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, mbi bazën e materialit referues të përgatitur nga Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat, sektori Durrës, ka regjistruar procedimin penal nr. 2042, datë 30.09.2019, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Më datë 03.10.2019, është proceduar me regjistrimin e emrit, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, të shtetasve A. 0., dhe G. D., si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Më datë 06.01.2020, është proceduar me regjistrimin e emrit, si person ndaj të cilit zhvillohen hetime, të shtetasve A. 0., dhe G. D., S. X., N. M., E. P., B. D., D. D., P. N., H. S., N. Sh., A. N., G. 0., M. S., J. K., si të dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndërsa për shtetasit A. L., Q. D., G. Z., P. M., dhe D. K., si të dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Nga hetimi i kryer dhe aktet e administruara, rezulton se: Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, sektori Durrës – Lezhë, ka dijeni se disa punonjës së Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës (me detyrë specialistë të Policisë së zonës SPZ), kanë ardhur dijeni për shkak të detyrës për ndërtime të paligjshme dhe vepra të tjera penale, në territorin që ushtrojnë detyrat e tyre funksionale dhe me mosveprime, kanë lejuar shtetas të ndryshëm për të ndërtuar pa leje, duke mos kryer veprime procedurale për referimin e këtyre veprave penale te prokurori. Më datë 02.10.2019, është proceduar me këqyrjen e regjistrit të kallëzimeve dhe procedimeve penale në këtë Prokurori dhe ka rezultuar se për disa nga objektet (të përshkruar në referimin e Policisë), te të cilët po kryheshin punime pa leje, konkretisht për shtetasit Q. D., në fshatin Jubë (zonë e cila mbulohet nga SPZ – A. 0.), dhe objekti në emër të shtetasit P. M., në fshatin Rrushkull (zonë e cila mbulohet nga SPZ – G. D.), nuk kishte referim te prokurori. Policia Gjyqësore e SHÇBA Durrës-Lezhë, gjatë këqyrjes së objekteve në emër të shtetasve, ka konstatuar dhe objekte të tjera që po ndërtoheshin pa leje, të cilat nuk janë raportuar në regjistrin e ngjarjeve në Polici apo të jenë referuar në Prokurori. Këto objekte janë ndërtuar pa leje nga shtetasit: 1- I. K., në lagjen Bishtkamëz, 2- A. L., në Katund të Ri, dhe 3- G. Z., në fshatin Rrushkull, për të cilët pavarësisht se kishte referim në Prokurori, ata vazhdonin të kryenin punime ndërtimi pa leje, me pëlqimin e punonjësve të Policisë (SPZ – të zonës për katëse). Në funksion të hetimit të këtij procedimi, është kërkuar nga Policia Gjyqësore dhe janë aplikuar metoda speciale të hetimit, nëpërmjet përgjimit telefonik të xxxxx dhe i vëzhgimit në ambiente publike të objekteve dhe personave të dyshuar. Më pas, kanë rezultuar se ka dyshime dhe për shtetas të tjerë, të cilët janë lejuar me vendimet me nr. 281, datë 04.10.2019, nr. 28111, datë 14.10.2019, nr. 281/2, datë 19.10.2019, nr. 281/3, datë 29.10.2019, nr. 281/4, datë 04.11.2019 dhe nr. 281/5, datë 27.12.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës. Ndërkohë, është autorizuar nga prokurori vëzhgim në ambiente publike të objekteve dhe pronarëve të tyre, si dhe punonjësve të Policisë që kishin detyrë të ndalonin dhe referonin ndërtimet pa leje.

NGA HETIMI I KRYER KANË REZULTUAR FAKTET SI MË POSHTË: 

Shtetasi x, në muajin qershor të vitit 2019, ka kryer ndërtim pa leje në një objekt me konstruksion kolona dhe soletë betoni në fshatin Katund i Ri, Durrës. Për këtë ndërtim, janë kryer veprime procedurale për konstatimin e tij, në muajin korrik të vitit 2019. Në atë kohë, objekti ishte në fazën e themeleve, ndërsa aktualisht ka përfunduar katin e 4-t. Për këtë ndërtim, më datë 28.08.2019, ishte dërguar një raportim me numër 179261 në portalin “Komisariati Digjital”, në të cilën ankuesi ka njoftuar për një ndërtim objekti katërkatesh me adresë: sapo kalon shkollën “Jui”, pa shkua te lokal “A”, në fshatin Katund i Ri. Për këtë objekt është referuar dhe regjistruar më datë 17.07.2019 procedimi penal. Në kohën kur materialet janë referuar, objekti ka qenë duke u ndërtuar në katin e parë të tij, ndërsa më datë 28.08.2019, punimet kishin avancuar në katin e katërt ku ishte betonuar soleta në formë të pjerrët (në formën e çatisë). Panroama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular