BallinaPolitikeVrasjet/Habit Sandër Lleshaj: Në 2019 kemi goditur disa banda por nuk mund...

Vrasjet/Habit Sandër Lleshaj: Në 2019 kemi goditur disa banda por nuk mund t’i përmend se u bëj reklamë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj thotë se është mit ajo që përflitet në media se në Vlorë ka shumë persona të zhdukur nga bandat kriminale.

82018993_502069010442432_660118309978505216_o

Sipas tij, vitin e shkuar janë goditur shumë banda, duke mos preferuar t’i përmendë.

“Është një mit që në Vlorë ka njerëz të zhdukur. Nuk kemi mundur t’i dokumentojë me Policinë e Shtetit këto deklarata. Vlora është një qytetet që është vendosur siguria. Edhe Elbasani, Vlora, Shkodra, Tirana e Durrësi, njolla problematike të krimit që është e pashmangshme pasi ka më shumë popullsi. Por në vitin e kaluar disa banda janë goditur, nuk dua ti them me emra se u bëj reklamë, dhe janë avancuar çështje të tjera. Në Elbasan nuk jemi mbështetur nga Gjykata, në dy raste nuk kanë gjetur mirëkuptimin e saj”, u shpreh Lleshaj në Vizion Plus.

Duke u ndalur tek vrasja në Rrëshen pak ditë më parë, ai thasë krimi do të zbardhet. Kreu i Ministrisë së Brendshme e cilësoi vrasjen mafioze dhe deklaroi se policia po punon shumë fort për të kapur autorin.

“Është e mundur gjithçka, por nuk ka indicie për asgjë. Ka vetëm një fakt, që kemi të bëjmë me një vrasje mafioze të mirëfilltë. Policia nuk mund të them nëse është afër ose larg zbulimit, por po punon me intensitete të larta, është e angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj. Hetimet kanë sjellë progres që jep arsye për optimizëm dhe policia është e bindur se gjithë skema e kësaj vrasjeje do të zbardhet. Nuk mund të ngelet pa u zbardhur”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular