BallinaKronikeU gjet e masakruar në një pyll të Francës, familjarët në Berat...

U gjet e masakruar në një pyll të Francës, familjarët në Berat i japin lamtumirën 37-vjeçares

Disa ditë pas vrasjes, ka mbërritur pranë familjes në Berat, trupi i pajetë i 37-vjeçares Brunilda Kovaçi, e cila u gjet e masakruar në një pyll të Francës.Pasi u dha lamtumira në shtëpinë e nënës së saj, në orën 14:00 trupi i pajetë i 37-vjeçares u përcoll për në banesën e fundit.

Ishte pikërisht data 25 dhjetor kur nëna e një djali 3 vjeç, u gjet e vrarë në një park në Mougins të Francës. Trupi i gruas shqiptare, që mendohet se ka qenë prostitutë, u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur, ndërkohë që autori, një klient, ka pranuar krimin.

Ndërkohë, një ditë pas ngjarjes së rëndë, familjarët e viktimës, në një intervistë për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Eneida Petova, apeluan për ndihmë, ku kërkonin që shteti t’i ndihmonte për të sjellë trupin e vajzës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular