BallinaAktualitetTurqi, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi Stambollin

Turqi, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi Stambollin

spot_img
spot_img

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë goditi të shtunën qytetin më të madh të Turqisë, Stambollin por nuk pati raporte për dëme ose viktima.

Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) deklaroi se thellësia e tërmetit ishte 7,09 kilometra në detin Marmara, në pjesën europiane të Stambollit.

Ky tërmet pasoi dy të tjerë me magnitudë 4.6 dhe 5.8 në muajin shtator në të njëjtin vend.

Kryebashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu deklaroi në Twitter se nuk ishin raportuar dëme.

Turqia është goditur në të kaluarën nga tërmete shkatërrues, duke përfshirë atë të vitit 1999 në Stamboll ku humbën jetën më shumë se 17 000 persona. /ATSH/

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular