BallinaBotaJa cila është arsyeja e arrestimit të ambasadorit britanik në Iran

Ja cila është arsyeja e arrestimit të ambasadorit britanik në Iran

Pasi Irani pranoi që ka rrëzuar aksidentalisht aeroplanin ukrainas me 176 persona në të, ku vdiqën të gjithë, populli iranian u ngritën menjëherë në protesta kundër regjimit.

Në këto protesta ishte i pranishëm edhe ambasadori britanik i cili po fotografonte situatën.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se është arrestuar ambasadori britanik në Tehran nga regjimi iranian, arsyeja ishte banale, ai po bënte fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas Sky Neës, lirimi i ambasadorit britanik ishte bërë menjëherë, pas arrestimit.

Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se arrestimi i ambasadorit është shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar

“Arrestimi i ambasadorit tonë në Teheran pa arsye ose shpjegime është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar”, tha  Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab.

Në Iran kanë nisur protesta antiqeveritare që shpërthyen gjatë të shtunës kundër autoriteteve më të larta të vendit, pasi autoritetet iraniane pranuan se kanë qëlluar një avion pasagjerësh, duke vrarë 176 persona.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular