Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e shoqëruar nga nënkryetari Petrit Vasili, kanë mbërritur në selinë blu rreth orës 11.15 minuta, për të takuar kreun e opozitës Lulzim Basha.
Takimi ka në qendër të diskutimeve propozimet e opozitës për Reformën Zgjedhore.
Burime bëjnë me dije se opozita shumë shpejt do të publikojë qëndrimet e saj për Reformën Zgjedhore si dhe propozime konkrete.
PD synon, të nxjerrë në pah edhe angazhimin e opozitës përballë mungesës së vullnetit të Edi Ramës për të miratuar me konsensus një reformë zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Nuk dihet ende për çfarë Kryemadhi dhe Basha diskutuan por me fillimin e 2020, janari pritet që temë diskutimit të ketë pikërisht Reformën Zgjedhore kurse ky është takimi i parë këtë vit mes dy kreytarëve të partive dhe për të caktuar axhendën që do të ndjekin si opozitë.