A do pranonte të prezantonte Festivalin e Këngës në RTSH? Arbana Osmani e zbulon për herë të parë: Kam refuzuar dy herë

0

Arbana Osmani, e cila është një ndër vajzat më të dashura të ekranit shqiptar, ka zbuluar së fundi një sekret për fansat.

Në fakt, ka qenë një fans i saj, që e ka pyetur Arbanën nëse do të pranonte të prezantonte Festivalin e Këngës në RTSH, që këtë vit ngjalli mjaft reagime, si për ndarjen e çmimeve, ashtu edhe për prezantuesen Alketa Vejsiu, teksa u komentuan shumë fustanet e saj të shumtë dhe këngët që ajo këndoi në skenë.

E nxitur nga fansa i saj, Arban zbulon se i është propozuar dy herë për të prezantuar Festivalin e RTSH, në vitet 2014 dhe 2018, por nuk ka pranuar për arsye të ndryshme, ndërsa nuk përjashton që nuk gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen.

“Arbana në qoftë se do ta propozonin Festivalin e Këngës në TVSH, do ta pranoje”? – e pyet fansi.

“Ma kanë ofruar dy herë (2014 dhe 2018) dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar, edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol”, i është përgjigjur Arbana Osmani.

82238183 2243513569286720 6443703807435079680 N

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.