BallinaKryesoreLDK i përgjigjet me shkrim ofertës së VV/ Zbardhen 5 kërkesat e...

LDK i përgjigjet me shkrim ofertës së VV/ Zbardhen 5 kërkesat e Mustafës në tavolinën e Kurtit

LDK i është kundëpërgjigjur Albin Kurtit me një tjetër ofertë, ku Isa Mustafa ka dorëzuar sot me shkrim disa propozime konkrete.

Midis të tjerash, kërkohet që numri i ministrive të mbetet 12, por të ketë ndryshime në to.

Sipas kërkesave të dërguara, LDK kërkon postin e kryeministrit, nënkryetarit të Kuvendit, zëvendëskryeministrit dhe 5 ministri, ndërsa kërkon edhe që presidenti të propozohet prej tyre.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka publikuar kërkesat e LDK-së, duke kërkuar finalizimin sa më parë të marrëveshjes.

“Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet siguron stabilitet qeverisës për mandat të plotë prej katër vitesh. Kjo marrëveshje duhet finalizuar sa më parë, në mënyrë që të fillojmë zbatimin e programit qeverisës të dakorduar nga dy ekipet tona, që mundëson reforma të thella ekonomike, sociale, të sundimit të ligjit dhe të integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës”, shkruan Hoti.

Propozimet e LDK për VV:

Propozimet e LDK-së të dorëzuara sot me shkrim, janë si vijon:

LDK-ja do të ketë kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e presidentit, pastaj kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka kryeministrin, LDK-ja kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës).

Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime:

a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.

Si rezultat i kësaj marrëveshje:

Deri në zgjedhjen e presidentit:

VV do të ketë kryeministrin, nënkryetarin e parë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq

LDK do të ketë kryetarin e Kuvendit, nënkryetarin e dytë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.

Pas zgjedhjes së presidentit, të propozuar nga LDK-ja: VV do të ketë kryeministrin, kryetarin e Kuvendit, nënkryetarin e parë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq

LDK do të ketë presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si president vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe nënkryetarin e dytë të Kuvendit, zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.

Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme.

Më herët ishte Besnik Bislimi nga Vetëvendosje ai që bëri publike ofertën zyrtare për VV. Në këtë propozim VV shtoi numrin e ministrive nga 12 në 14, pesë ministri për Lëvizjen Vetëvendosje kurse 6 për LDK.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular