BallinaAktualitetVrasja e Tropojës/Artan Hoxha: Viktima u qëllua 13 herë me pistoletë, ja...

Vrasja e Tropojës/Artan Hoxha: Viktima u qëllua 13 herë me pistoletë, ja kur e publikoj videon

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar pasditen e sotme në Abc News zbuloi të tjera fakte dhe të dhëna për vrasjen e biznesmenit Guxim Gjyriçi në Tropojë.

Ngjarja ka ndodhur më 5 Janar por deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar apo të ndaluar. Gazetari tha se “ekzekutori ka qenë vrasës profesionist dhe ka qëlluar me pistoletë glock”.

Kjo ngjarje është lënë në hije dhe është nënvlerësuar nga institucionet ligjzbatuese”, u shpreh gazetari.

“Viktima qendroi rreth 40 minuta i shtrirë në tokë pasi ishte qëlluar me 13 plumba”, tha Hoxha.

Ai deklaroi në abcneës.al se nesër do të publikojë një material të plotë filmik për këtë ngjarje tronditëse.

“Apeli që bëj unë, është të ndërpresin zinxhirin e vrasjeve. Ai që u vra në Tropojë nuk kishte asnjë lidhje me krimin. Kishte shkuar në lokal, kishte pirë kafen dhe ishte nisur me duar në xhepa në shtëpi. Ekzekutori i Tropojës ishte profesionist. Nesër do publikoj videon”, tha gazetari i njohur i ABC News.

Hoxha shton se Guxim Gjyriçi nuk kishte probleme të vetat dhe nuk ruhej por është vëllai i Agron Gjyriçit, shokut të ngushtë të Fatmir Haklajt.

Sipas gazetarit edhe vrasja e tij mund të ketë ardhur si një shpagim për mungesë të Agronit, i cili ndodhet në Amerikë./abcnews.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular