Nga Selidona Zalla
Dy fjalë
Zhurmë
Asgja ma tepër.
Veç ni zhurmë.
Ni fjal kurrgja ma tepër
Veç ni fjal’
Andrra asgja ma tepër
Andrra me jetu e me mbush ni jet me dashuni.
Kurrgja ma tepër vetëm nieji me zemën.
E n’qoft e than gjana t’bukra do t’nodhin
Njerzin leje matan, njerzia helm e ka gojën
lumtunin, ngrric shpirtnin
se lumtunia nuk t’vje nga njerzia.
Iluzione në vrapim
Lëkurë e puthur
Gjersa djersa të ndaj.
Në kraharor të trëndafiltë e strukur
Aty ku nuk mund të vë faj.
Aromë e lehtë
ku zhurma bën krrak.
Puhizë e shtrenjtë
Thjesht puthmë pak.
Ah ndjesi!
Zhurmën e solle
ku ishe ti?
Aty në shtrat u përcëllove.
Menoja
Menoja se dimni ka me u kthy n’ver Menoja se bota asht reale gjithkun’ Se asgja nuk asht e ndryshushme n’qoft’ se nuk asht ner.
E fjal’ e strukt nuk ban kurrkun
Ani ver’ e amël je tu ni,
Kur po m’dukesh sikur flutuna
Njesi për shpirt n’qetsi.
Pse mi m’shel ato lule t’bukra?
Tash menoj se ti ki vazhdue me blegnue moj e amla stin’.
Zemna rri përcllue tuj vrojtue
Qysh mi ndryshon ngjyrat leht’ stin’
Menjen e asni pa trazue.
Stin’ mos blegno shum’
Leji rradh’ njerzis’ për met blegnue ti.
Se ni gja po ta tham:
Valla, si mune me i lan pa ni?
Ti m’ke than veti se ngjyrat po t’vorfnohen.
A lihen plotsimet e gjithkaje t’rrethon ti?
E mjer’, po t’idhnohen
Për t’amlën dashuni
E bukun për t’pa.
T’shiju e ngi, se zemna s’t’u nda
Aty ku deshëm un e ti.
Era lehtë u përqafua
me mijëra drejtime.
Aty ku më thërrite mua
me të ëmblat ëndërrime.
Një yll u godit
lart në fluturim
Mos ik, por më prit
aty ku ndjen ngashërim.
Udhëkryqet i ndërmora
hapi shumë më rëndoi,
E rrokullisuar nga u rrodha,
ah gjumi më pushtoi.
Një lot i lehtë shpejt ra
Kur vrapoja nga drita e verbër,
Aty nga era po po u tha
Aty krijoi shtretër.
Një xixëllonjë po ndriçonte
fytyrën e zjarrtë
mendimet i tejçonte
si bletët për mjaltë.
Mjaltësinë e do qenia
e braktisur nën lëkurë
Aty ku thyhet heshtja
si pasqyra në mur.
Copë e çikë u drodhën gishtërinjtë
Ashtu si pema me gjethet
po ku mbeti kjo copë?
Ah, gjethet nga pemët .
Hesht, iluzion
atë që nuk mendohet.
Përsëri vetëm vrapo
atje ku kjo ndjenjë do tejçohet.