Hithra është një nga bimët më mirëbërëse që i ka ardhur në ndihmë njeriut prej shekujsh.
Ajo rekomandohet kundër alergjive, madje shumë ekspertë e kanë cilësuar atë si produktin që mund të shkaktojë falimentin e farmacive.
Hithra është një bimë premtuese në trajtimin e sëmundjeve të Alzheimer, artritit, astmës, infeksioneve të fshikëzës së urinis, bronikitit, gurëve në veshka, sklerozës, e shumë të tjerave.
Për më tepër, hithra përdoret për të luftuar zbokthin dhe hequr yndyrën e tepërt nga flokët.
Si Të Përgatisni Lehtë Në Shtëpi Vajin e Hithrës
Vaji esencial i hithrës mund të përgatitet shumë lehtë në kushtet e shtëpisë.
Përbërësit:
Një tufë me gjethe dhe kërcenj të hithrës
Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosini gjethet e hithrës në një enë dhe mbulojini plotësisht me vaj ulliri.
Enën, mundësisht një kavanoz të thellë qelqi, mbylleni me kapak dhe lëreni në një vend të ndriçuar nga dielli për dy deri në tre javë.
Çdo ditë, përziejeni vajin me hithrën ose duke përdorur një lugë druri ose duke e tundur kavanozin.
Pas kësaj periudhe, kullojeni vajin duke përdorur një napë të pastër pambuku.
Hidheni atë në një kavanoz tjetër qelqi dhe ruajeni në një vend të errët dhe të freskët.
Si Ta Përdorni Vajin Esencial Të Hithrës?
Vaji esencial i hithrës funksionon më së miri kundër inflamacionit dhe disa prej sëmundjeve që shkakton ai.
Vajin mund ta përdorni për masazh të pjesshëm të zonës ku keni dhimbje apo inflamacion.
Atë mund ta hidhni me pika në shampon tuaj ose të lyeni flokun dhe ta mbani për një ditë.
Në këtë mënyrë, vaji do të përmirësojë shëndetin e flokut, do t’i japë shkëlqim, butësi, do ta rrisë atë dhe do eliminojë zbokthin.
Ky vaj funksionon shumë mirë edhe kundër zbokthit.
Atë mund ta përdorni edhe për ushqyerjen e lëkurës së thatë dhe kundër rrudhave.
Kujdes
Vaji esencial i hithrës mund të shkaktojë reagime alergjike ndaj në disa raste atë mund ta përzieni me vajin esencial të ananasit për ta holluar.
Ky vaj nuk duhet përdorur nëse përdorni medikamente për tensionin e lartë të gjakut dhe diabetit. /AgroWeb.org