Vrasja e ndodhur mbrëmjen e sotme para një prej lokaleve më të populluar në zonën e Astirit ka tronditur jo pak banorët atje. Viktima është 28 vjeçari Vilson Tafçiu.
Ndërsa ende nuk dihen motivet e krimit të rëndë, ka disa dyshime të ngritura paraprakisht.
I riu mësohet të jetë arrestuar vite më parë për trafikun e një sasi prej 200 kg kanabis dhe dyshohet se kjo mund të një nga motivet e krimit.
Gjithashtu, 28 vjeçari është depërtuar nga Franca, pasi ka qenë i arrestuar për drogë.
Dëshmitarët thanë se ishte një person ai që e qëlloi për vdekje, por nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë bashkëpunëtorë në kryerjen e krimit.
Policia ka nisur sekuestrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë.