BallinaAktualitetNjë reflektim në 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjës

Një reflektim në 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjës

Një reflektim nga Lushnja.
Në 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes bëmë një vizitë në qytet, ku takuam përfaqësimin me te lartë demokrat. Kryetarin Saimir Korreshi dhe bashkëpunetorët e tij të ngushtë. Një bisedë e lirshme na drejtoi së pari mbi rëndësinë historike te kesaj ngjarje,efektin e madh që pati për kohën,përfaqësimin dinjtoz, organet e zgjedhura, strategjinë e veprimit dhe mbrojtjes në funksion te njohjes së pavarësimit real të shtetit shqiptar. Roli i Lushnjes dhe Qytetarisë së saj është i jashtëzakonshëm. Një shëmbull se si një qytet i vogël me njërëz të mëdhenj mund te shkëlqejë në histori, duke kaluar edhe treva të tjera më të spikatura. Ky moment do të shënojë edhe fillimin e një zgjimi kulturor te qytetit në të gjitha fushat e jetes, sidomos në arte gjatë shekullit të 20.
Ngadalë biseda erdhi tek situata aktuale dhe gjëndja e vështirë në të cilën ndodhet sot qyteti. Papunësi, varfëri, mungesë investimesh funksionale për qytetarët dhe fermerët, emigrim masiv, mosfunksionim dhe dekompetencë institucionesh, kriminalitet, dobesim arsimor dhe shendetësor, bujqësi e rrënuar, turizëm shkretëtirë dhe kthimi ngadalë i qytetit në Azil.

Por a ka shpresë?

Shumë. Shpresë tek Partia Demokratike dhe programi i saj social. Nje program që e presin të gjithë.

ÇFARË DUHET BËRË ata drejtues e dinë shumë mirë. SI DUHET BËRË ata kane nevoje per asistim nga organet qëndrore, nesër në qeverisje. Ky dipol bashkëpunimi do të jetë zgjidhja dhe hapsira e zgjidhjes per Lushnjen dhe qytetarët e fermerët e saj. Asistim me ligje, VKM, investime, grante, lidhje zhvillimore të qëndrueshme, shoqëri kursim-krediti, stafe specialistësh të fushave prioritare dhe mbi te gjitha kompetencë te plotë në vendimmarrjen lokale. Edhe mundësia e riformatimit territorial dhe administrativ është një mundësi që Lushnja e meriton dhe do të luftojë ta ketë.
Ne si një grup përfaqësues i Dhjetorit 90, folëm mbi nevojën e unitetit shpirtëror të demokratëve duke kërkuar që ti bëhet thirrje dhe ti jepet përgjegjësi cdo vlere dhe kontributi demokrat në vite, sepse kjo betejë ka nevojë për energji të mëdha popullore dhe elitare. Secilit meritën e vet. Vetëm ky bashkim i fortë shpirtëror jep rezultat. Nje demokrat me fuqi shpirtërore të lartë, përballon deri në tre kundërshtare mercenarë. Një Lider, Një zemër, Një mëndje dhe miliona gjymtyrë është fitore e sigurtë numerike dhe politike. Si dikur ne Histori, Lushnja do tregojë se ndryshimi demokrat i saj, është ndryshimi i Jugut te Shqipërisë.
Lëvizja Studentore e Dhjetorit ’90 ne PD
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular