BallinaAktualitetArtan Hoxha zbulon detajet e video skandalit të Lefter Allës: Kur u...

Artan Hoxha zbulon detajet e video skandalit të Lefter Allës: Kur u filmua dhe kush ishte i pranishëm

Gjatë publikimit të videos së kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, pasditen e sotme ekskluzivisht për ABC News, gazetari investigativ Artan Hoxha, nuk vuri aspak në dyshim, identitetin e kryebashkiakut që shihet në video ndërsa merr lëndë narkotike (kokainë).

Hoxha sqaroi se videoja është edhe më e gjatë, në regjistrimin e të cilës kryebashkiaku shihet në aktivitetin e tij, ku është filmuar edhe me pamje më të qarta, të cilat nuk lënë asnjë dyshim, se bëhet fjalë për Lefter Allën kryebashkiakun e Bulqizës.

Më tej Hoxha sqaroi gjithashtu se kryebashkiaku ka marrë kokainë në kohën kur është zgjedhur Kryebashkiak, dhe ka bërë edhe betimin si i tillë, dmth pas datës 30 qershor 2019.

Endri Xhafo: A mund të themi se në video është Lefter Alla?

Artan Hoxha: Kamerat e sigurisë të ambientit në fjalë nuk kanë punuar aq sa kemi filmuar dhe po publikojmë ne. Aty është filmuar me orë të tëra, është filmuar se kush ka qenë aty, periudha, data, ora, sekonda dhe pamje të tjera, ku gjërat duken më qartë dhe pa dyshime. Kjo kamera është filmuar pas datës 30 qershor, dmth pasi ai ka marrë mandatin e kryebashkiakut të Bulqizës.. Nuk vihet fare në dyshim identiteti i tij, për më tepër kjo video është pasi ka marrë mandatin dhe ka bërë betimin. Ky njeri ka përgjegjësi, sepse në radhë të parë është një njeri i zgjedhur për ti shërbyer qytetarëve të tij, dhe ndërsa shihet duke marrë lëndë narkotike, ai nuk e kryen dot më këtë funksion të cilët i kanë besuar qytetarët.

Gjatë bisedës me gazetarin Endri Xhafo në studion e ABC News, gazetari investigativ Artan Hoxha bëri thirrje disa herë autoriteteve, policisë, që të jenë sa më vigjilentë, dhe të çojnë përpara drejtësisë, të gjithë personat që kanë kërcënuar këtë kohë familjarë, dhe të afërm të pafajshëm, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me publikimin e kësaj videoje./abcnews.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular