BallinaAktualitetDel duke thithur kokainë, Lefter Alla paralajmëron padi

Del duke thithur kokainë, Lefter Alla paralajmëron padi

Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla është shprehur se video e publikuar në media ku ai shfaqet duke konsumuar lëndë të dyshuar narkotike kokainë, është montazh. Në një reagim në rrjetet sociale, ai shprehet se “video-montazhi i është bërë me dije prej rreth një viti”, ndërkohë që shton se do të depozitojë padi penale ndaj Salianjit, ish-deputetit të Partisë Demokratike.

“Dua të informoj opinion publik të Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë, me të drejtë të shokuar nga një video-montazh të publikuar në bashkëpunim nga Partia Demokratike dhe një televizion lokal, se sot jam nisur drejt Tiranës ku do të depozitoj një padi në ngarkim të shtetasit Ervin Salianji, një person me aktivitet përsëritës kriminal për situata të ngjashme, referuar organeve të drejtësisë shqiptare. Dua të sqaroj gjithashtu se ekzistenca e një video-montazhi më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë. Prandaj deklaroj se unë do të pres zbardhjen e çdo vepre penale nga drejtësia. Kushdo që më akuzon mua të presë veprimet e Prokurorisë dhe vendimin përkatës të Gjykatës”, shprehet Alla.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular