BallinaAktualitetPas shpalljes "non-grata" të dy diplomatëve, Shqipëria merr tjetër vendim, mbyllet shkolla...

Pas shpalljes “non-grata” të dy diplomatëve, Shqipëria merr tjetër vendim, mbyllet shkolla e financuar nga Irani në Tiranë (dokumenti)

spot_img
spot_img

Ministria e Arsimit ka mbyllur shkollën “Saadi”, që financohej nga Irani dhe që ushtronte aktivitetin e saj prej disa vitesh në Tiranë. Vendimi, që siguron “BalkanWeb”, mban firmën e ministres së Arsimit, Besa Shahini.

Në vendim, nuk sqarohen arsyet e mbylljes së shkollës, por kujtojmë që ky hap është ndërmarrë menjëherë pasi vendi ynë shpalli “non grata” dy diplomatët iranianë në Tiranë, pak ditë më parë.

Diplomatët e shpallur si të padëshiruar janë Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, ku njëri prej tyre ishte edhe drejtues i fondacionit “Saadi Shirazi”, që financon pikërisht shkollën në fjalë.

Shpallja “non grata” e diplomatëve iranianë, por edhe mbyllja e shkollës, që pason vendimin e parë, janë ndërmarrë pas tensioneve të forta mes Iranit dhe SHBA, teksa forcat ushtarake amerikane ekzekutuan gjeneralin iranian, Qassem Suleiman.

Mes replikave dhe kërcënimeve të shumta, pati deklarata kërcënuese edhe ndaj Shqipërisë nga liderët iranianë, për shkak të pranimit nga vendi ynë të muxhahedinëve iranianë, që konsiderohen si opozita më e egër kundër regjimit vendas./BW

MAS44

MASS

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular