BallinaEkonomiJepet me qira 1 euro stacioni hekurudhor i Librazhdit! Do të...

Jepet me qira 1 euro stacioni hekurudhor i Librazhdit! Do të ndërtohet kapanon i ri për…

Një pjesë e stacionit hekurudhor të Librazhdit është dhënë me qira simbolike 1 euro për një periudhë 20 vjeçare. Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare evidentohet se kjo kontratë lidhet me propozimin e vetë shoqërisë “Hekurudha Shqiptare”.

Kontrata është lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si Qiradhënës dhe shoqërisë “Sv Mega” sh.p.k. si Qiramarrës, për pronën shtetërore, “Pjesë e stacionit hekurudhor të Librazhdit, e përbërë nga dy pasuri: pasuria nr. 1/82, me sipërfaqe totale 554 m2 , nga ku sipërfaqe ndërtimore 34 m2 dhe sipërfaqe funksionale 520 m2 dhe pasuria 1/83, truall i lirë, me sipërfaqe të përgjithshme 4246 m2, ZK. 2646, në total, sipërfaqja e përgjithshme 4800 m²”, në administrim të shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a., Durrës”.

Qëllimi i kësaj kontrate është dhënia në gëzim të përkohshëm të objektit për ndërtimin e një kapanoni të ri me sipërfaqe rreth 1600 m2 në të cilin do të montohen makineritë dhe pajisjet të cilat do të shërbejnë në funksion të prodhimit, përpunimit, rifinimit, bashkimin, shitjen e tregtimin e aksesorëve e komponentëve të autoveturave dhe mjeteve lundruese, si dhe arredimin me lëkurë, copë dhe materiale të tjera nëpërmjet autorizimit për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv.

Shoqëria, nga data e marrjes në dorëzim të objektit dhe e nxjerrjes së lejeve përkatëse do të investojë në total rreth 41 (dyzet e një) milionë lekë ( pa TVSH).

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular