BallinaKronikeFoto nga vrasja/Trupin e Gentian Kasës e gjeti e shoqja, ja ku...

Foto nga vrasja/Trupin e Gentian Kasës e gjeti e shoqja, ja ku po hetohet

Një shqiptar 43-vjeçar u vra mbrëmjen e shkuar në kryeqytetin italian, Romë.

Viktima, Gentian Kasa, po kthehej në burg pasi ishte në gjendje gjysmëlirie. Ditën e kalonte pranë familjes, natën kthehej në qeli.

Ai kishte një historik krimesh, mes tyre për drogë dhe vjedhje.

Trupin e tij e gjeti në buzë të trotuarit e shoqja, e cila kishte nisur të shqetësuar për të shoqin, me të cilin nuk kishte shumë që ishin përshëndetur, por ai nuk e kishte telefonuar.

Ata kishin një zakon: përpara se ai të futej në qeli, i telefononte asaj që të mo shqetësohej.

La Stampa shkruan se ai është qëlluar katër herë me pistoletë, një plumb e ka marrë në fytyrë.

Policia ka shoqëruar disa dëshmitarë dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë. Asnjë prej dëshmitarëve nuk ka parë ndonjë gjë të rëndësishme për hetimet.

Gazeta italiane La Stampa thekson se pista kryesore e hetimit është ajo e drogës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular