BallinaKryesoreVIDEO/ “Është kapur duke blerë vota”- PD denoncon një tjetër kryebashkiak të...

VIDEO/ “Është kapur duke blerë vota”- PD denoncon një tjetër kryebashkiak të PS-së: Po hetojmë 10 zyrtarë të tjerë socialistë. Qeveria po ndjek strategji për t’i…

Pavarësisht denoncimeve të PD për vjedhje të votave, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi shprehet se asnjë zyrtar i Partisë Socialiste nuk është futur në burg.

Në një intervistë për gazetarin e “Panorama”, ai thotë se është e nevojshme të ndëshkohen krimet elektorale, duke vënë theksin tek kryetari i bashkisë në Has, i cili sipas tij duhet të ishte në burg.

Gazment Bardhi tha se Prokuroria mbylli çështjen me arsyetimin se nuk dëgjohet mirë zëri i personit në video, por shprehet se kryetari i bashkisë Has është kapur me zë dhe figurë duke blerë vota.

Bardhi paralajmëroi se janë edhe 10 zyrtarë të tjerë të PS nën hetim nga Partia Demokratike, ndërsa shtoi se qeveria po po ndjek strategji për t’i mbajtur në detyrë.

Dekriminalizimi i zgjedhjeve ka qenë shqetësim i opozitës edhe më parë, por nuk ka ndodhur. Cili është çelësi që të zhbëjë këto probleme nëpërmjet këtij mekanizmi që keni nisur?

Gazment Bardhi: Së pari, dekriminalizimi ka si qëllim të mos lejojë që të kandidojë apo të kenë rol në vendimmarrje individë me të shkuar kriminale, sepse dëmtojnë në mënyrë thelbësore interesin publik dhe interesin e qytetarëve. Ne kemi nevojë që të ndëshkohen krimet elektorale në të shkuarën.

Nuk ka asnjë rast, edhe pse janë provuar, edhe pse kanë dalë përgjime nga Prokuroria, sot nuk kemi asnjë person të dënuar për krime elektorale. Një zyrtar i PS-së, që në 2017-ën është kapur me video me zë dhe me figurë duke blerë vota, ka pasur një denoncim ndaj tij nga personi që i është tentuar t’i ofrohet para për të votuar Partinë Socialiste. Në 2019 ky person promovohet dhe kandidohet për kryetar bashkie.

Bëhet fjalë për kandidatin apo kryetarin e emëruar në mënyrë ilegjitime në Has, i cili ka qenë në procedim penal sepse është kapur me video duke blerë vota. Dhe e dini se përse e ka mbyllur Prokuroria çështjen?! Sepse thotë se nuk dëgjohet mirë zëri i personit në video. Pa kryer asnjë ekspertizë profesionale të videos për të çuar në burg një njeri, që ka një denoncim konkret nga një qytetar, të cilit i është ofruar 50 mijë lekë për çdo votë nga familja e tij.

Sot, ky individ, në vend që të ishte në burg, drejton në mënyrë të paligjshme Bashkinë e Hasit. Për të shmangur këtë fenomen, ne kemi urgjente ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Kjo nuk është vetëm kërkesë e jona dhe zbatim korrekt i ligjit, por është edhe një nga 9 kushtet për hapjen e negociatave.

Në këta 7 muajt e parë që nga 30 qershori, PD-ja ka denoncuar 5 kryebashkiakë që janë në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit. Do të jetë i radhës ai i Hasit dhe sa priten të tjerë?

Gazment Bardhi: Rasti i Hasit sigurisht mbetet një rast shqetësues, ku Prokuroria do të duhet t’u kishte shkuar deri në fund hetimeve dhe do të duhet të kishte dënuar asokohe prefektin e Kukësit, që në 30 qershor u emërua në mënyrë të paligjshme si kryetar i Bashkisë së Hasit, pikërisht për korrupsion zgjedhor.

Është rasti për të apeluar SPAK, që jo vetëm të marrë në analizë këtë rast, por të rinisë hetimet për të çuar në përgjegjësi penale dhe prapa hekurave këtë person të kapur me zë dhe figurë me një denoncim konkret. Janë sekuestruar edhe paratë që i ka ofruar qytetarit dhe të bëjë një hetim të plotë për ta çuar pas hekurave këtë zyrtar, që kur ka qenë prefekt blinte vota për llogari të Partisë Socialiste. Mund të konfirmoj se kemi një numër të konsiderueshëm të kandidatëve të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kemi në proces verifikimi të paktën 10 të tjerë.

Nga 5 kryebashkiakët e denoncuar deri më tani, vetëm dy prej tyre nuk e ushtrojnë më funksionin. Keni dijeni se çfarë po ndodh me tre të tjerët?

Gazment Bardhi: Ka një strategji të qartë të qeverisë për të mbajtur në detyrë aq sa të mundet individët, që nuk do të duhet të ishin aty dhe pa diskutim ka një mungesë vullneti nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për të përshpejtuar procedurat e verifikimit për secilin prej rasteve që PD-ja ka çuar pranë Prokurorisë. PD s’ka përgjegjësi për të hetuar çdo rast.

Duhet të ishte Prokuroria ta bënte një gjë të tillë dhe të ndalonte kandidimin e tyre. Apeli im është që të mbyllë një orë e më parë procesin e verifikimit dhe të nisë procedurat për ndjekje penale ndaj këtyre zyrtarëve, që kanë falsifikuar formularët e dekriminalizimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular