BallinaKryesoreE djathta duhet dhe do të vij në pushtet me dinjitet!

E djathta duhet dhe do të vij në pushtet me dinjitet!

Nga Shpetim Axhami

Teorite se ky popull është i majtë, janë dashakeqe dhe e lënë të djathtën në minorancë psikologjike duke zbehur frymën e krijuar.

Sot gjendemi përballë një situate, ku kriza duket se ka marrë një farë rrugë zgjidhjeje.

Por të gjithë ngrenë dilemat e tyre, se çfarë po ndodh, a do ketë zgjedhje të parakohshme, a ka marrveshje të fshehtë politike, a do kete ndryshim të sistemit zgjedhor?etj etjera

Kjo mazhorancë dhe kjo qeveri tashmë është e dorëzuar dhe e detyruar për të hapur krahun, për shume arsye të cilat të gjithë i dimë.

Zgjedhe të parakohshme duhet të ketë dhe do të ketë.

Ardhja e së djathtës në pushtet është domosdoshmëri jetike për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ardhja e së djathtës në pushtet duhet të vi, natyrshëm me dinjitet, me bindje të elektoratit, kjo patjetër me zgjedhje të parakohshme kundrejt një reforme zgjedhore demokratike dhe një programi të detajuar shumplanësh me bazë të kthejmë shpesën, të bëjmë Shqipërinë.

Ne si Opozitë e Bashkuar duhet të rrisim optimizmin tek elektorati, sidomos fillimisht tek ai i djathtë, sepse ato janë më të shqetësuar se kushdo, duhet të bindim ata se ne jemi shumica e votuar sot.

Teoritë se ky popull është i majtë, vetëm e lë të djathtën reale në minorancë psikologjike, populli e di se kë zgjedh për të votuar, për këtë ka prova dhe fakte që nga viti 1992.

Makinacionet e importimeve të çfardo lloj individi opo subjekti me përllogaritje thjesht matematikore për numër votash, kjo sa për të ardhë në pushtet, nuk sjellin rezultat por e zbehin frymën aktuale të së djathtës, e cila duhet të vi në pushtet ashtu siq i takon, në të kundërt do jemi gjithmonë mosbesues ndaj vetes.

Fryma e djathtë duhet të mbizotëroj dhe të jetë përcaktuese mbi atë që e majta i ka shkaktuar këtij populli ndër vite.

Duhet energji, bashkim, program real, perballje me të keqen dhe jo mosbesim, frikë, përçarje dhe veprime me interesa të ngushta subjektive dhe partiake duke demtuar kualicionin opozitar në tërësinë e tij.

Autori eshte kryetar i PLL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular