BallinaKronike"Policia ende nuk ka gjetur asnjë gjurmë", gazetarja zbulon mjetin me të...

“Policia ende nuk ka gjetur asnjë gjurmë”, gazetarja zbulon mjetin me të cilin u rrëmbye Jak Prenga: Ja ku janë shtrirë kontrollet

Raportohet e Jak Prenga u rrëmbye me një Benz të bardhë tip fuoristradë me targa AA 433 Ik rreth dy javë më parë afër banesës së tij.

Policia është në kërkim të këtij mjeti i cili mund të jetë një provë e fortë për hetimet.

Gjithashtu ajo shton se kontrollet për personat në kërkim për këtë ngjarje janë shtrirë në Shkodër, Kavajë, dhe Shijak.

”Kontrollet e Policisë u bënë në një kompleksi turistik, në tre banesa dhe disa biznese. Më tej kontrollet janë shtrirë në Shijak, Shkodër dhe në Kavajë për personat në kërkim ose që janë të dyshuar si të përfshirë.   Janë marrë dhe kamerat e sigurisë për të parë nëse pengu i marrë ka qenë në këto objekte apo jo. Policia ende nuk ka asnjë gjurmë për Prengë Jakun. Dyshohet se rrëmbimi i Jak Prengës është presion ndaj të vëllait i cili është i dënuar në Angli por që ka lidhje me grupin kriminal të Shijakut. Grupit kriminal të Shijakut nuk i ka dorëzuar një sasi kokaine. Në shenjë presioni ky grup dyshohet se po i bën presion.

Ndërkohë Jak Prenga është rrëmbyer nga autorët me një Benz ngjyrë të bardhë me targa AA 433 IK tip fuoristradë. Po ashtu nga grupi hetimor më bëjnë me dije se është aktivizuar një grup kriminal që grabit automjete luksoze, i mban në garazhe dhe më pas ja shet personave kriminalë që i përdorin më pas për vrasje apo vjedhje.”- tha Dorjana Bezat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular